Knesset miraton paraprakisht anulimin e anëtarësimit të anëtarëve të tij arabë
Parlamenti i regjimit sionist (Knesset) miratoi ligjin për anulimin e anëtarësimit të anëtarëve të tij arabë.
Kanali 13 televiziv i regjimit sionist raportoi të mërkurën se Knesset, në një shqyrtim paraprak, miratoi ligjin për revokimin e anëtarësimit të anëtarëve arabë të Knesset.
Ditët e fundit, parlamenti i regjimit sionist ka miratuar shumë ligje të diskutueshme.
Parlamenti sionist miratoi pardje një ligj që ndalon hapjen e konsullatave apo të misioneve diplomatike në Kudsin e pushtuar.
Nga ana tjetër, gazeta hebraike Ha'aretz raportoi të martën se Komisioni i Knesset-it miratoi projektligjin për dëbimin e familjeve të forcave të Rezistencës, në mënyrë që ky draft të hidhet për votim në seancën e përgjithshme të Knesset-it.
Kjo gazetë shkruan se projektligji për dëbimin e familjeve të elementëve të Rezistencës i jep mundësinë ministrit të Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, Itamar Ben-Gvir, që të dëbojë në Rripin e Gazës ose në një vend tjetër familjet e elementëve përgjegjës për çdo sulm vetëmartirizues.
Gjithashtu, Knesset miratoi një ligj që ndalon aktivitetet e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për refugjatët palestinezë (UNRWA); ligj, i cili u përball me dënim në mbarë botën.