Sulm raketor i Hezbollahut në katër vendbanime sioniste
(last modified Thu, 31 Oct 2024 09:22:33 GMT )
Tetor 31, 2024 10:22 Europe/Tirane
  • Sulm raketor i Hezbollahut në katër vendbanime sioniste

Rezistenca Islamike e Libanit qëlloi me raketa katër vendbanime sioniste (kibbutz) në veri të Palestinës së pushtuar në orët e para të kësaj të enjteje.

Sipas raportit të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga rrjeti televiziv Al-Mayadeen, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Hezbollahu i Libanit ka gjuajtur me raketa vendbanimet sioniste Kiryat Shmona, Hatzor HaGlilit, Kidmat Tzvi dhe Yesud HaMa'alah.

Më herët, Hezbollahu i Libanit kishte paralajmëruar banorët e 25 qytezave sioniste (kibbutz) që të largoheshin patjetër nga këto zona.

Hezbollahu i Libanit bëri të ditur se këto sulme raketore janë kryer në kuadër të një paralajmërimi të mëparshëm për banorët e këtyre kolonive.

Hezbollahu i Libanit theksoi gjithashtu se kishte goditur me raketa vendndodhjen e forcave pushtuese në bazën Eliakim të Komandës Veriore të ushtrisë së regjimit sionist në jug të qytetit Haifa, si dhe bazën Shraga në veri të qytetit të pushtuar Akka (Acre) dhe armiku sionist nuk mundi të përballej me raketat dhe dronët të cilët kishin fluturuar mbi territoret e pushtuara për një kohë të gjatë.

Gjithashtu, të mërkurën, Rezistenca Islamike Libaneze ka kryer 32 operacione kundër objektivave, pozicioneve, qytezave, bazave, forcave dhe pajisjeve ushtarake të regjimit sionist.