Rëndësia dhe pasojat e zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm të ri të Hezbullahut të Libanit
(last modified Thu, 31 Oct 2024 16:49:30 GMT )
Tetor 31, 2024 17:49 Europe/Tirane
  • Rëndësia dhe pasojat e zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm të ri të Hezbullahut të Libanit
    Rëndësia dhe pasojat e zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm të ri të Hezbullahut të Libanit

ParsToday - Një muaj pas martirizimit të Sejed Hassan Nasrallah, Hezbollahu i Libanit njoftoi se ka zgjedhur Shejkh Naim Kasim si Sekretarin e Përgjithshëm të riu të Hezbollahut.

Sejed Hassan Nasrallah ra dëshmor më 27 shtator pas aktit terrorist të regjimit sionist në jug të Bejrutit, Liban. 33 ditë pas këtij krimi terrorist, 70-vjeçari Shejkh Naim Kasem, i cili më parë ishte zëvendës i Sejed Hassan Nasrallah, u zgjodh në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut të Libanit. Zgjedhja e Shejkh Naim Kassem si Sekretar i ri i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban, është veprim i rëndësishëm nga disa aspekte, të cilat diskutohen në këtë artikull nga ParsToday:

Aspekti i parë është se Shejkh Naim Kasem ka një të kaluar dhe eksperiencë të veprimtarisë organizative në dy lëvizje, Amal dhe Hezbollah. Ai është një nga njerëzit që luajti një rol si në themelimin e lëvizjes Amal ashtu edhe në krijimin e Hezbollahut në Liban. Kjo veçori e rëndësishme organizative e bën Shejkh Naim Kassem të aftë të ripërcaktojë fuqinë strukturore dhe ushtarake të Hezbollahut të Libanit.

Hassan Ebrahim, një shkrimtar dhe analist politik, tha: "Kjo zgjedhje u bë për shkak të personalitetit të Shejkh Naim Kasem. Shejkh Naim Kasem është një person i devotshëm dhe aktiv në fushat organizative dhe ka një personalitet serioz dhe të fuqishëm.

Aspekti i dytë i rëndësisë së zgjedhjes së Shejkh Naim Kassem si Sekretar i Përgjithshëm i ri i Hezbollahut në Liban, është se ky vendim tregon se pavarësisht krimeve të regjimit sionist dhe vrasjes së një numri të komandantëve dhe liderëve të Hezbollahut të Libanit, kjo lëvizje e rezistencës është ende dinamik dhe ka tejkaluar tërësisht tronditjen e vrasjes së liderit të vetë muxhahid dhe karizmatik, Sejed Hasan Nasrallah. Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm tregon koherencën dhe qëndrueshmërinë e Hezbollahut dhe Këshillit të tij të Lartë.

Aspekti i tretë i rëndësisë së zgjedhjes së Shejkh Naim Kassem si Sekretar i ri i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit është se ky veprim tregon se kjo lëvizje e rezistencës vazhdon të luftojë kundër regjimit sionist dhe luftën kundër këtij regjimi pushtues e ka si një nga parimet më të rëndësishme të saj.

Personaliteti i Shejkh Naim Kasem dhe përvoja e tij si zëvendëssekretar i përgjithshëm i Hezbollahut në Liban për më shumë se 30 vjet, si dhe përvoja e pjesëmarrjes në katër luftëra në vitet 1993, 1996, 2000 dhe 2006, tregojnë se Hezbollahu gjatë periudhës së udhëheqjes nën sekretarin e përgjithshëm Shejkh Naim Kasem, vazhdon rrugën e Sejed Hassan Nasrallah në luftën me regjimin pushtues sionist dhe do të luajë një rol aktiv në boshtin e rezistencës.

Pika e fundit është se zgjedhja e Shejkh Naim Kassem si Sekretar i Përgjithshëm i ri i Hezbollahut në Liban, në një situatë ku regjimi sionist po vret liderët dhe komandantët e kësaj lëvizjeje, tregon se liderët dhe komandantët e Hezbollahut në Liban jo vetëm se nuk kanë kurrfarë frike nga krimet dhe terrori i regjimit sionist, por me vetëdije zgjedhin rrugën e luftës në rrugën e Zotit dhe rrugën e martirizimit, dhe kjo është çështja themelore që regjimi sionist nuk është në gjendje ta kuptojë, sepse autoritetet e regjimit pushtues sionist bazohen në iluzion të thellë se duke vrarë liderët, mund të shkaktojë kolapsin e Hezbollahut të Libanit ose grupeve të tjera të rezistencës.