Hezbollahu sulmon disa zona në territoret e pushtuara
Hezbollahu i Libanit sot njoftoi se ka vënë në shënjestër disa vendbanime sioniste në veri të territoreve të pushtuara.
Hezbollahu i Libanit në një deklaratë tha se në disa dhjetëra operacione të veçanta ka shënjestruar bazat dhe pozicionet e forcave pushtuese si dhe vendbanimet sioniste. Në reagim ndaj krimeve të regjimit sionist, në kuadër të mbrojtjes së tokës libaneze dhe në mbështetje të popullit palestinez, forcat e Hezbollahut me sulmet e tyre raketore sot shënjestruan katër qytete sioniste në veri të Palestinës së pushtuar. Rezistenca libaneze gjithashtu në një deklaratë tjetër njoftoi se ka goditur me raketa dhe mortaja vendndodhjen e ushtarëve të regjimit sionist në lindje të qytetit "Al-Khayyam". Këto sulme kanë shtuar edhe më shumë frikën dhe ankthin e sionistëve. Burimet e lajmeve gjithashtu raportuan për një konflikt të ashpër mes luftëtarëve të Hezbollahut dhe ushtarëve të regjimit sionist në qytetin kufitar “Al Khayyam” në jug të Libanit. Në të njëjtën kohë, me vazhdimin e agresionit të regjimit sionist në territorin e Libanit, Human Rights Watch në një deklaratë i kërkoi regjimit sionist që të ndalojë menjëherë sulmet e paligjshme ndaj personelit mjekësor dhe qendrave mjekësore në këtë vend. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, në sulmet e regjimit sionist janë martirizuar më shumë se 2000 libanezë. Njëkohësisht me publikimin e lajmeve kontradiktore për marrëveshjen e armëpushimit mes regjimit sionist dhe Libanit, Hezbollahu ka theksuar se në kushtet e luftës nuk do të pranojë të kryejë negociata, pasi fillimisht agresioni i armikut duhet të ndalet.