Regjim sionist kryen sulme ajrore në kampin palestinez Nusirat
Spitali Al-Oudeh në qendër të Rripit të Gazës njoftoi transferimin e trupave të 14 martirëve në këtë spital, të cilët u vranë si pasojë e sulmeve të sotme ajrore të regjimit sionist në veri të kampit Nusirat.
Sipas raportit të kanalit Sahab spitali Al-Oudeh përmes një komunikate ka njoftuar: Që nga mëngjesi i kësaj të premteje në këtë spital janë transferuar trupat e 14 dëshmorëve dhe 69 të plagosurve, ndërsa gjendja e 21 prej të plagosurve është kritike. Sipas dëshmitarëve okularë, avionët luftarakë izraelitë mëngjesin e kësaj të premteje bombarduan më shumë se dhjetë herë veriun e kampit Nusirat. Ndërkohë dje mediat raportuan për bombardimin e spitalit Kamal Advan në veri të Rripit të Gazës. Në lidhje me këtë, Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në një prononcim për gazetarët tha: Pas bombardimit të katit të tretë të spitalit Kamal Advan në veri të Gazës, pajisjet thelbësore mjekësore janë shkatërruar. Këto pajisje u dorëzuan vetëm pesë ditë më parë nga Kombet e Bashkuara përmes misionit të përbashkët të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Regjimi pushtues i Kodsit ka nisur një luftë shkatërruese kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023. Gjatë kësaj periudhe, 70% e shtëpive dhe e infrastrukturës së Rripit të Gazës është shkatërruar rëndë nga lufta dhe rrethimi i mjerueshëm dhe kriza e rëndë humanitare, së bashku me urinë e paparë, po kërcënon jetën e banorëve të këtij rajoni. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, numri i dëshmorëve të luftës së Gazës ka arritur në më shumë se 43 mijë palestinezë dhe 101 mijë e 223 të tjerë janë plagosur.