Tre ushtarë izraelitë të vrarë në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i164362-tre_ushtarë_izraelitë_të_vrarë_në_rripin_e_gazës
Burimet mediatike kanë raportuar se tre ushtarë të regjimit izraelit u vranë dhe automjetet e tyre të blinduara u shkatërruan gjatë operacioneve të Brigadave al-Kasam të Hamasit në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2024 16:24 Europe/Tirane
  • Tre ushtarë izraelitë të vrarë në Rripin e Gazës

Burimet mediatike kanë raportuar se tre ushtarë të regjimit izraelit u vranë dhe automjetet e tyre të blinduara u shkatërruan gjatë operacioneve të Brigadave al-Kasam të Hamasit në Rripin e Gazës.

Mediat sioniste raportuan se dy incidente sigurie ndodhën të shtunën në Rripin e Gazës, me pasojë disa ushtarë të vrarë dhe të plagosur, njoftoi agjencia palestineze të lajmeve Shahab.

Mediat izraelite njoftuan se numri i viktimave në mesin e ushtrisë izraelite është rritur në tre që nga mëngjesi i sotëm në Rripin e Gazës.

Brigadat al-Kasam publikuan një deklaratë duke raportuar se shumë ushtarë izraelitë u vranë dhe u plagosën në një shpërthim në një ndërtesë në kampin e refugjatëve Jabalia, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës.

Gjithashtu, Brigadat al-Kasam njoftuan se shkatërruan një buldozer ushtarak "D9" që i përkiste regjimit izraelit duke përdorur raketa anti-blind "Yasin 105" në zonën perëndimore të kampit të refugjatëve Jabalia.

Disa ushtarë izraelitë u raportuan gjithashtu të vrarë ose të plagosur gjatë këtij operacioni.

Për më tepër, forcat e Hamasit konfirmuan shkatërrimin e dy buldozerëve të ushtrisë izraelite në të njëjtin rajon.