Hezbollahu sulmon rëndë qendrat e grumbullimit të ushtrisë sioniste
(last modified Sun, 03 Nov 2024 17:20:09 GMT )
Nëntor 03, 2024 18:20 Europe/Tirane
  • Hezbollahu sulmon rëndë qendrat e grumbullimit të ushtrisë sioniste

Hezbollahu i Libanit njoftoi për sulme masive ndaj vendndodhjes së ushtrisë sioniste dhe vendbanimeve sioniste në veri të territoreve të pushtuara.

Hezbollahu i Libanit lëshoi ​​disa deklarata dhe njoftoi se në kuadër të mbështetjes për Gazën dhe rezistencën palestineze dhe mbrojtjen e Libanit, luftëtarët e këtij grupi të rezistencës vunë në shënjestër të sulmeve me raketa vendet e grumbullimit të ushtarëve të armikut sionist në qytetet sioniste "Zariit", "Shumira", "Ifen". Menahem”, “Baram” dhe “Mtsofa” në territoret e pushtuara. Mbrëmë, Hezbollahu i Libanit duke publikuar një video të re paralajmëroi zyrtarët e ushtrisë dhe kolonët sionistë për sulmet me dronë në territoret e pushtuara. Raketat e Hezbollahut goditën gjithashtu qytetin e Aqah. Mediat e regjimit sionist raportuan se pesë shpërthime janë dëgjuar në Aqah, që ndodhet në veri të Palestinës së pushtuar. Mediat hebraike gjithashtu njoftuan se më shumë se një mijë ushtarë izraelitë janë vrarë dhe plagosur në betejën midis Hezbollahut të Libanit dhe regjimit sionist. Gjithashtu, 50 tanke Merkava të pushtuesve u dogjën nga raketat e rezistencës libaneze gjatë përleshjeve tokësore. Nga ana tjetër, agresioni i regjimit sionist në zona të ndryshme të libanit vazhdon akoma. Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur se gjatë ditës dhe natës së kaluar kanë rënë dëshmor 71 qytetarë të këtij vendi dhe tha se që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist ndaj këtij vendi kanë rënë dëshmorë 2 mijë e 968 persona. Gjatë kësaj periudhe janë lënduar edhe 13.319 libanezë të tjerë.

Tags