Hezbollahu zbulon raketën precize “Fatih-110”
Hezbollahu i Libanit zbuloi për herë të parë raketën precize "Fatih-110".
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, kjo raketë ka një diametër prej 616 milimetrash, një gjatësi prej 8.8 metrash, një peshë totale prej 3450 kilogramësh dhe një kokë lufte 500 kilogramëshe.
Raketa "Fatih-110" mund të përshkojë 300 kilometra. "Fatih-110" është një raketë precize tokë-tokë që përdoret për të bombarduar objektiva kritike me një saktësi prej 10 metrash. Raketa "Fatih-110" ka fuqi të lartë shkatërruese dhe mund të gjuhet nga platforma fikse ose të lëvizshme. Kjo raketë funksionon me lëndë djegëse të ngurtë.
Gjithashtu, të dielën mediat e Rezistencës Islamike të Libanit publikuan një video në të cilën shfaqen pjesë të objektit nëntokësor raketor “Imad 5”.
Forca e Rezistencës Libaneze njoftoi dje se ka kryer 36 operacione për të parandaluar avancimin e sionistëve dhe për të sulmuar lokacion ushtarake, baza ushtarake, vendbanime (kibbutze) dhe vendtubime ushtarake.
Në të njëjtën kohë, mediat sioniste raportuan se sirenat e alarmit janë dëgjuar në qytezat "Avivim", "Yeroun" dhe "Al-Rihaniyeh" në Galilenë Perëndimore, në veri të territoreve të pushtuara.
Mediat sioniste pranuan se Hezbollahu vazhdon të lëshojë raketa, gjë e cila ka pasur një ndikim të rëndë në ushtrinë, forcat rezervë dhe ekonominë e regjimit sionist.