Regjimi sionist kërcënon me vdekje Bashar al-Asadin
(last modified Mon, 11 Nov 2024 09:04:53 GMT )
Nëntor 11, 2024 10:04 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist kërcënon me vdekje Bashar al-Asadin

Gazeta sioniste "Israel Hayom", të dielën ka njoftuar se Izraeli i ka dërguar një mesazh kërcënues presidentit sirian Bashar al-Asad.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, gazeta "Israel Hayom" ka thënë se Bashar al-Asad ishte informuar se nëse nuk bashkëpunon për të parandaluar transferimin e armëve nga Siria në Liban, ai do të pësojë fatin e Sejid Hasan Nasrullah.

Më herët gazeta libaneze Al-Akhbar shkroi se sionistët, nëpërmjet premtimeve të Jordanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për rindërtimin e Sirisë, po përpiqen të bindin Bashar al-Asadin që t'i kërkojë IRGC-së dhe Hezbollahut që të largohen nga Siria.

Muajt e fundit, pas intensifikimit të sulmeve kundër Hezbollahut, regjimi izraelit është përpjekur të bombardojë dhe të shkatërrojë rrugët dhe pikat e komunikimit zyrtar dhe jozyrtar midis Sirisë dhe Libanit me pretekstin se ato janë pika që përdoren për transferimin e armëve për Rezistencën.

Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit uzurpues sionist, të premten më 27 shtator, nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lëshoi një urdhër për vrasjen e Sejid Hasan Nasrullah, sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut të Libanit.