Ansarullah shënjestron qytetet Jaffa dhe Ashkelon
Lëvizja "Ansarullah" e Jemenit, nëpërmjet sulmeve me dronë shënjestroi qytetet Jaffa dhe Ashkelon në jug të Palestinës së pushtuar.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Jahja Al-Sarie', zëdhënësi ushtarak i Ansarullahut të Jemenit, ka njoftuar kryerjen e një operacioni special ushtarak kundër objektivave ushtarake dhe jetike të regjimit sionist në dy rajonet Jaffa dhe Ashkelon, në jug të Palestinës së pushtuar.
Ai tha se ky operacion special u krye me disa dronë dhe goditi me sukses objektivat.
Zëdhënësi ushtarak i lëvizjes jemenase "Ansarullah" shtoi se operacioni është kryer për të ndihmuar popujt e vuajtur të Palestinës dhe Libanit dhe për të mbështetur rezistencën e tyre në kuadër të fazës së pestë të përshkallëzimit të tensionit.
Duke theksuar vazhdimin e operacioneve ushtarake si kundërpërgjigje ndaj krimeve të regjimit sionist në Gaza dhe në Liban, ai tha se operacionet e lëvizjes "Ansarullah" do të ndalen vetëm nëse ndalen sulmet sioniste dhe hiqet bllokada ndaj Gazës, po ashtu edhe nëse ndalojnë sulmet sioniste ndaj Libanit.