Hezbollahu vazhdon operacionet befasuese
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i164930-hezbollahu_vazhdon_operacionet_befasuese
Në orët e fundit, luftëtarët libanezë kanë kryer disa operacione të suksesshme të kombinuara, raketore dhe me drone kundër forcave sioniste.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 19, 2024 09:39 Europe/Tirane
  • Hezbollahu vazhdon operacionet befasuese

Në orët e fundit, luftëtarët libanezë kanë kryer disa operacione të suksesshme të kombinuara, raketore dhe me drone kundër forcave sioniste.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Hezbollahu i Libanit njoftoi se luftëtarët e tij arritën të shënjestrojnë pozicionet e ndjeshme ushtarake të regjimit sionist në Tel Aviv në një sulm në shkallë të gjerë me dron. Sipas këtij raporti, forcat e Hezbollahut duke gjuajtur disa raketa shënjestruan për herë të pestë pozicionet e ushtarëve sionistë në jug të al-Khayam. Në një operacion të kombinuar, luftëtarët libanezë shënjestruan bazën Tel Haim që i përket degës së inteligjencës ushtarake të regjimit sionist në qytetin e Tel Avivit që ndodhet 120 kilometra larg kufijve të Libanit. Ky operacion u krye duke përdorur disa dronë dhe raketa dhe përfundoi me sukses. Gjithashtu, një dron sionist Hermes 450 u shënjestrua nga një raketë tokë-ajër në hapësirën ajrore të rajonit Al-Tayba dhe mori flakë. Mbrëmë, luftëtarët libanezë shënjestruan qytetin e pushtuar Kiryat Shmoune duke gjuajtur disa raketa.