Hezbollahu sulmon bazën e inteligjencës ushtarake të Izraelit
(last modified Tue, 19 Nov 2024 18:57:52 GMT )
Nëntor 19, 2024 19:57 Europe/Tirane
  • Hezbollahu sulmon bazën e inteligjencës ushtarake të Izraelit

Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah njoftoi se ka sulmuar me një breshëri raketash bazën e inteligjencës ushtarake të Izraelit pranë Tel Avivit.

Hezbollahu tha në një deklaratë të martën se luftëtarët e tij qëlluan një breshëri raketash në bazën ushtarake Glilot në periferi të Tel Avivit.

Ata shënjestruan gjithashtu trupat izraelite në katër lokacione, duke përfshirë pranë qytetit libanez Khiam. Raportet thonë se luftëtarët e Hezbollahut vazhdojnë të luftojnë forcat izraelite në periferi të qytetit jugor libanez.

Të hënën, luftëtarët e Hezbollahut penguan me sukses përpjekjet izraelite për të avancuar në qytetet Khiam dhe Shama në Libanin jugor.

Luftëtarët e rezistencës shkaktuan viktima në mesin e forcave izraelite kur shënjestruan me një raketë të drejtuar një shtëpi në veri të fshatit libanez Maroun al-Ras.

Ushtria izraelite pranoi të martën se një ushtar "u vra gjatë luftimeve në Libanin jugor". Tre ushtarë të tjerë u plagosën.

Hezbollahu gjithashtu rrëzoi me një raketë tokë-ajër një dron izraelit Hermes 450 mbi qytetin Taybeh.

Mediat izraelite raportuan të martën se sirenat alarmit ranë në qytetet Netanya dhe Kfar Sava, në veri të Tel Avivit, pas një sulmi me raketa nga Libani.

Burimet e lajmeve përmendën gjithashtu dëgjimin e disa shpërthimeve të forta në qytetet Hod Hasharon dhe Gush Dan.