Vriten pesë ushtarë sionistë në Libanin jugor
Si pasojë e sulmit të Hezbollahut ndaj ushtarëve sionistë në një ndërtesë në Libanin jugor, katër ushtarë të Brigadës Speciale Golani të regjimit sionist u vranë dhe një numër i forcave të tjera pushtuese u plagosën.
Lidhur me këtë, burimet sioniste pranuan se ushtarët e vrarë janë pjesëtarë të brigadës speciale të ushtrisë së regjimit sionist të njohur si Golani dhe për shkak të intensitetit të shpërthimit, numri i të vdekurve pritet të rritet.
Gjithashtu, sipas burimeve të mediave sioniste, në një incident të sigurisë në jug të Libanit ka mbetur i vrarë një ushtar sionist.
Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah kreu sulme që synonin pozicionet, forcat, pajisjet, vendbanimet, bazat dhe kazermat e regjimit izraelit në 34 operacione të ndryshme të mërkurën, më 20 nëntor.
Operacione të tjera përfshinin një sulm me dron në bazën Beit Lid (një bazë ushtarake që përmban kampe trajnimi për forcat ajrore) që ndodhet 90 kilometra larg kufijve libanezë, në lindje të qytetit Netanya, si dhe një sulm me dron në bazën Ramat David, që ndodhet 50 kilometra thellë në territoret e pushtuara, në lindje të qytetit të Haifës.