Sheikh Naim Kasem: Armiku të presë përgjigjen tonë në Tel Aviv
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sheikh Naim Kasem, ka thënë se regjimi izraelit sulmoi zemrën e Bejrutit për të vrarë shefin e mediave të grupit të Rezistencës Libaneze, Mohammad Afif, dhe tani duhet të presë një kundërpërgjigje në zemër të Tel Avivit.
Sheikh Naim Kasem mbajti një fjalim televiziv të mërkurën, në të cilin vlerëroi shefin martir të Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, Hashem Safieddine.
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut iu referua agresionit të armikut izraelit ndaj Bejrutit dhe vrasjes së ikonës së mediave të rezistencës, dëshmorit Haxh Muhammed Afif, duke vënë në dukje se Hezbollahu nuk do ta lërë Bejrutin vetëm nën sulmet e armikut izraelit dhe armiku duhet të paguajë çmimin, dhe zemra e Tel Avivit do të paguajë çmimin.
Ai përmendi se ndërsa sulmet izraelite kanë qenë të ashpra, Hezbollahu ka një kuadër të fortë dhe të aftë.
Pas dy muajsh të një lufte gjithëpërfshirëse izraelite kundër Libanit, Rezistenca ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, shtoi ai.
Sheikh Naim Kasem theksoi se Rezistenca nuk është një ushtri, por ajo zmbraps armikun kudo që përparon.
Ai deklaroi se Izraeli nuk do ta mposht kurrë Hezbollahun, i cili është i përgatitur për një betejë të gjatë.
Lidhur me negociatat e ndërmjetësuara për një armëpushim me regjimin sionist, Sheikh Naim Kasem tha: “Ne kemi negociuar me dy kushte: një ndërprerje të plotë dhe gjithëpërfshirëse të agresionit dhe ruajtjen e sovranitetit të Libanit".
"Hezbollahu kishte pranuar propozimin e armëpushimit të paraqitur nga Biden dhe Macron; megjithatë, forcat izraelite vranë Sekretarin e Përgjithshëm", theksoi ai.
Sheikh Naim Kasem shtoi: "Ne do të mbetemi në fushën e betejës dhe do të luftojmë, pavarësisht se sa të larta mund të rriten kostot; sigurisht, kostoja për armikun do të jetë gjithashtu e rëndësishme. Kur armiku nuk arrin të realizojë qëllimet e tij, kjo do të thotë se ne kemi fituar".