Sulm me dronë dhe raketa ndaj pozicioneve të ushtrisë sioniste
Luftëtarët e Rezistencës Islamike të Libanit shënjestruan bazën ushtarake "Shraga", në veri të Palestinës së pushtuar, me dronë shpërthyes dhe disa raketa.
Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizinit të Iranit (IRIB), Hezbollahu i Libanit ka njoftuar për një sulm me dronë dhe raketa ndaj pozicioneve të ushtrisë sioniste.
Ky raport shton se Shtabi i Propagandës së Luftës së Rezistencës Islamike të Libanit njoftoi se baza ushtarake "Shraga", e vendosur midis qyteteve Nahariya dhe Akka në veri të Palestinës së pushtuar, ishte shënjestër e sulmeve me dronë shpërthyes dhe disa raketa.
Gjithashtu, në kuadër të mbështetjes së popullit qëndrestar palestinez në Rripin e Gazës dhe të mbrojtjes së Libanit dhe popullit të tij, luftëtarët e Hezbollahut goditën me batare raketash qendrën e grumbullimit të ushtrisë sioniste në bazën kufitare Ramiyah.
Në një deklaratë tjetër, Rezistenca Islamike e Libanit njoftoi: "Po ashtu edhe vendndodhja e forcave pushtuese në jug të qytezës Al-Khiyam u sulmua për herë të dytë nga luftëtarët e Hezbollahut."
Duke pranuar vrasjen e dy ushtarëve të këtij regjimi gjatë përleshjeve në jug të Libanit, zëdhënësi i ushtrisë sioniste njoftoi: "Komandanti i Brigadës Golani të ushtrisë së bashku me një tjetër ushtar të kësaj brigade u plagosën rëndë nga të shtënat e luftëtarëve të Hezbollahut në jug të Libanit."