Sionistët kuptojnë shkatërrimin e projektit miliarda dollarësh nga Hezbollahu
(last modified Tue, 26 Nov 2024 07:02:46 GMT )
Nëntor 26, 2024 08:02 Europe/Tirane
  • Sionistët kuptojnë shkatërrimin e projektit miliarda dollarësh nga Hezbollahu

Në sulmin me dron të Hezbollahut, u shkatërrua plotësisht "Tel Shammayim", një projekt sekret shumë miliarda dollarësh i regjimit sionist.

Sipas raportimit të Al-Alam,  mediat sioniste zbuluan dëmet e shkaktuara nga sulmet e Hezbollahut ndaj këtij regjimi, shkatërrime të cilat kanë mbetur nën censurë ushtarake dhe të fshehur nga sytë e kolonëve. Dronët e Hezbollahut thuhet se shkatërruan projektin sekret multi-miliarda dollarësh të Netanyahut të quatjur Tal Shamayim. Tel Shammayim ("Sky Dew") është një nga sistemet më të mëdha të paralajmërimit të kërcënimit ajror në botë. Pas vitesh testimi dhe vlerësimi, ai iu dorëzua Forcave Ajrore të Izraelit (IAF). Sistemi ka kapacitet fluturimi në lartësi të madhe dhe është i pajisur me radar dhe mjete zbulimi për të skanuar zona të gjera. I zhvilluar nga Izraeli në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane të Mbrojtjes Raketore (MDA), sistemi zbulon raketa me rreze të gjatë veprimi, raketa cruise dhe dronë. Mediat sioniste pranuan se në fillim të luftës, Hezbollahu shkatërroi sistemet e paralajmërimit të raketave dhe dronëve dhe madje shkarkoi dokumentet që ishin fshehura për qytetarët e vendit”. Sipas këtyre raportimeve, ushtria izraelite ka shpallur gjendjen e gatishmërisë maksimale në të gjitha frontet e luftës, pas sulmeve të kryera njëkohësisht në disa zona.