Raketa hipersonike jemenase godet objektin jetik në Tel Aviv
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i165326-raketa_hipersonike_jemenase_godet_objektin_jetik_në_tel_aviv
Forcat e armatosura të Jemenit kanë njoftuar një sulm me raketë hipersonike në një objektiv kyç në Tel Aviv.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2024 20:03 Europe/Tirane
  • Raketa hipersonike jemenase godet objektin jetik në Tel Aviv

Forcat e armatosura të Jemenit kanë njoftuar një sulm me raketë hipersonike në një objektiv kyç në Tel Aviv.

Gjeneral brigade Jahja Sarei, zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit, tha të dielën se sulmi u krye në mbështetje të popullit të shtypur palestinez dhe rezistencës së tij, dhe në përgjigje të krimeve të armikut izraelit në Gaza, raportoi televizioni jemenas Al-Masirah.

Duke theksuar se raketa goditi me sukses objektivin, gjenerali Sarei shtoi se forcat e armatosura të Jemenit do të intensifikojnë operacionet e tyre ushtarake duke përdorur raketa dhe dronë nëse agresioni izraelit në Gaza nuk ndalet dhe nëse bllokada ndaj Gazës nuk hiqet.

Ai theksoi se sulmet ishin pjesë e detyrës fetare, morale dhe humanitare të Jemenit për të mbështetur luftëtarët palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Raportet e mëparshme treguan se një raketë e lëshuar nga Jemeni kishte goditur territoret e pushtuara nga Izraeli, duke plagosur katër sionistë.