Shejkh Naim Kasem: Do të qëndrojmë përkrah Sirisë
(last modified Thu, 05 Dec 2024 18:13:53 GMT )
Dhjetor 05, 2024 19:13 Europe/Tirane
  • Shejkh Naim Kasem: Do të qëndrojmë përkrah Sirisë

Sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah) në fjalën e sotshme deklaroi se Hezbullahu do të qëndrojë përkrah Sirisë për t'i neutralizuar qëllimet e agresorëve kundër këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Shejkh Naim Kasem, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit sot në fjalën e tij, tha: "Armiku nëpërmjet veprimeve agresore dhe barbare të tij dëshiroi që ta shtyp rezistencën dhe t'i japë fund ekzistencës së saj, mirëpo me betejën e parë është befasuar në masë të madhe. Kemi kaluar ditë dhe javë përgjatë periudhës 64 ditore shumë të vështira që janë shoqëruar me shumë sakrifica, dhimbje, martirizim e plagosje të njerëzve, por gjithnjë duke e ruajtur durimin, pathyeshmërinë dhe mbështetjen te Zoti i madhëruar. Qëndresa heroike e forcave luftëtarëve ka çuditur të gjithë botën, për arsye se forcat tona luftëtare kanë luftuar me trimëri të pashembullt në vijat e para të frontit".

Shejkh Naim Kasem shtoi: "Tre faktorë themelor të cilët janë të lidhur me fitoren hyjnore, kanë ekzistuar në këtë betejë që faktori i parë ishte ekzistenca e forcave të rezistencës të patrembura të cilat kanë luftuar dhe rezistuar në këtë betejë. Faktori i dytë, ishte gjaku i dëshmorëve me në krye dëshmorin Sejed Hasan Nasrallah i cili u ka dhënë dinamizëm forcave të rezistencës për të vazhduar rrugën. Faktori i tretë ishte ky që rezistenca menjëherë ndërmori iniciativën për vetëndërtim dhe kjo çështje ka ndihmuar shumë menaxhimin e betejës së parë".

Shejkh Naim Kasem theksoi: "Rezistenca është ekzistuese, do të vazhdojë dhe në të ardhmen do të shkëlqejë edhe më shumë. Ne kemi rënë dakord për marrëveshjen e cila ndal agresionet dhe e cila konsiderohet mekanizëm për zbatimin e rezolutës 1701 të KS dhe nuk është ndonjë marrëveshje e re, por është ajo që është arritur më parë. Marrëveshja me të cilën ne kemi rënë dakord, është marrëveshje për pjesën jugore të lumit Litani. Çështjet e miratuara përkatëse të cilat janë shtruar në rezolutën 1701, kanë mekanizmat e veta që një prej tyre është kjo që Libani brenda një periudhe të caktuara të rimarrë kontrollin e kufijve të tij".

Shejkh Naim Kasem deklaroi: "Izraeli mbi 60 herë ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe ne e konsiderojmë Qeverinë e Libanit dhe Komitetin Mbikëqyrës përgjegjës për ndjekjen e shkeljeve të armëpushimit. Ne si Lëvizje e Hezbullahut do të mëremi me vlerësimin e krizave të cilat na janë imponuar dhe do të vlerësojmë gjithashtu luftën që u zhvillua dhe do të marrim mësim nga ngjarjet dhe zhvillimet e kaluara në mënyrë që të përmirësojmë dhe forcojmë strukturat tona. Izraeli nuk ka lidhje në marrëdhëniet tona me organet e brendshme të Libanit dhe në marrëdhëniet tona me ushtrinë e Libanit".

Shejkh Naim Kasem në vazhdim, tha: "Ne vlerësojmë dhe falënderojmë Republikën Islamike të Iranit të udhëhequr nga Imam Khamenei, falënderojmë Qeverinë dhe popullin e Iranit, si dhe Gardën e Revolucionit Islamik, për arsye se ata kanë ofruar këtë mbështetje bujare për qytetarët e zhvendosur të Libanit. Dëshiroj që ta falënderojë Iranin në mënyrë speciale për këtë ndihmë të madhe që ka dhënë për refugjatët libanezë!"

Shejkh Naim Kasem shtoi: "Gjithashtu vlerësojmë mbështetjen dhe ndihmën e Republikës së Irakut, autoriteteve fetare dhe popullit të Irakut, ndërsa vlerësojmë lartë edhe kontributin dhe mbështetjen e Jemenit dhe lëvizjes Ansarullah. Qeveria e Libanit tani kërkon pastrimin e gërmadhave, rindërtimin e infrastrukturave dhe hartimin e një programi për shpenzimet e rindërtimit të shtëpive. Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me qeverinë e Libanit dhe qeveria e Libanit duhet të sigurojë pjesëmarrjen e vendeve mike dhe vëllezër në këtë proces. Procesi i banimit dhe rindërtimit ishte një premtim i dhënë nga ana e Sejed Hasan Nasrallah dhe ky është një zotim nga ana jonë. Çdo kush të cilit i është shkatërruar tërësisht shtëpia nëse është me qëndrim në Bejrut, do të marrë 14 mijë dollarë përgjatë një viti dhe çdo kush që është me banim jashtë Bejrutit do të marrë 12 mijë dollarë".

Shejkh Naim Kasem: Agresionit kundër Sirisë po kryhen me mbikëqyrjen e Amerikës dhe Izraelit dhe këto sulme po kryhen pasi ata kanë dështuar në Rripin e Gazës si dhe pasi dështuan politikat e tyre për ta detyruar Sirinë që të qëndrojë neutrale. Ne si lëvizje e Hezbullahut, do të qëndrojmë përkrah Sirisë në këtë luftë dhe Hezbullahu do të ndihmojë këtë vend në luftën kundër terrorizmit me të gjitha mundësitë e tij".

Shejkh Naim Kasem duke iu drejtuar shteteve arabe, tha: "Dijeni se çfarëdo lloj fitore për Izraelin, konsiderohet disfatë dhe humbje për ju dhe jo disfatë e humbje për Palestinën, Sirinë dhe Libanin. Këto çështje do të reflektohen mbi vendet tuaja. Ne qëndrojmë përball politikave ekspansioniste dhe pushtuese të Izraelit dhe unë kërkoj nga ju që ta mbështesni Rezistencën për t'u përballur me pushtuesin izraelit. Grupet takfiriste-terroriste dëshirojnë që ta largojnë Sirinë nga pozita e një faktori mbështetës të rezistencës dhe ta vendosin në një pozitë në të cilën do të jetë shërbyes i armikut izraelit. Ne ndodhemi përball planit për një "Lindje të Mesme" shumë të rrezikshme i cili po ndiqet nga Izraelit".