Ministri i Jashtëm Araghchi: Siria përballet me një sprovë të vështirë
(last modified Sat, 14 Dec 2024 18:57:32 GMT )
Dhjetor 14, 2024 19:57 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm Araghchi: Siria përballet me një sprovë të vështirë

Në një mesazh të botuar nga e përditshmja libaneze Al-Akhbar, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi ka folur për kërcënimet që vijnë nga grupet terroriste dhe agresionin izraelito-SHBA.

 “Sot, Siria po përballet me një sprovë të vështirë. Kërcënimi që vjen nga lëvizjet e grupeve terroriste si Al-Kaeda dhe ISIS ka rritur shqetësimet rajonale dhe frikën se terroristët mund ta kthejnë Sirinë në strehën e tyre të sigurt”, shkroi të shtunën Araghchi në një shënim të botuar nga e përditshmja libaneze Al-Akhbar. “Agresionet dhe ndërhyrjet ushtarake” nga regjimi sionist, SHBA dhe aleatët e tyre rajonalë kanë krijuar sfida të rëndësishme, shtoi ai. Araghchi ndërhyrjet e tilla i cilësoi si "përllogaritje të gabuara strategjike". “Objektivi i qartë i këtyre agresioneve dhe ndërhyrjeve është shkatërrimi i infrastrukturës sociale, qendrave shkencore, infrastrukturës ekonomike dhe aftësive mbrojtëse të Sirisë”, tha ai. “Nuk ka dyshim se bota islame është jashtëzakonisht e shqetësuar për të ardhmen e rajonit të Azisë Perëndimore, duke pasur parasysh kushtet në të cilat ndodhen Siria dhe Palestina”, shtoi ai. Araghchi tha: "Me gjithë vështirësitë dhe goditjet e shkaktuara nga pushtimi i Sirisë nga ushtritë e huaja, dukshëm ka njerëz të devotshëm për popullin sirian, të cilët me guxim dhe heroik rezistuan për muaj sulmeve tokësore dhe ajrore të ushtrisë sioniste.” Ministri foli edhe për shtimin e “krimeve barbare” të regjimit izraelit dhe shtrirjen e tyre në Siri, proces që filloi menjëherë pas rënies së qeverisë së Asadit. “Në këtë mes ekziston pyetja se kush është përgjegjës për agresionin e Izraelit në territorin e një vendi që po lufton me kushtet e vështira të rënies së qeverisë dhe lindjes së një qeverie tjetër!?. Araghchi qortoi vendet e rajonit, duke thënë se shprehja e keqardhjes dhe shqetësimit prej tyre, janë "fjalët më të pakuptimta të përdorura në retorikën e shumë shteteve përgjegjëse për fatin e popujve të Azisë Perëndimore".