Si zgjerohen përmasat e Rezistencës?
(last modified Sun, 15 Dec 2024 19:21:38 GMT )
Dhjetor 15, 2024 20:21 Europe/Tirane
  • Si zgjerohen përmasat e Rezistencës?
    Si zgjerohen përmasat e Rezistencës?

ParsToday - Rezistenca lidhet më shumë me cilësinë se çdo gjë tjetër për shkak të ekzistencës së rrethanave vendore. Këtë e tregon shumë mirë performanca e shkëlqyer e rezistencës së Libanit, zona e dislokimit të së cilës janë zonat e vogla në jug të këtij vendi.

Ajetullah Khamenei, lideri i Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën, më 11 dhjetor, gjatë një takimi me qytetarë të shtresave të ndryshme të Iranit, shpjegoi qëndrimet e Teheranit dhe të Rezistencës ndaj zhvillimeve në rajon dhe në Siri.

Sipas raportit të ParsToday, Sejedmehdi Talebi, studiues në fushën ndërkombëtare, në një artikull të titulluar "Boshti i rezistencës në mendimin fushës strategjike " trajtoi një nga çështjet më të rëndësishme të ngritura në takimin e udhëheqësit të Revolucionit Islamik të Iranit me qytetarët, do të thotë zgjerimin e frontit të rezistencës, që me këtë rast po paraqesim disa fragmente prej tij:

Për të arritur një kuptim më të saktë se si përhapet rezistenca, duhet të merren parasysh këndvështrime të ndryshme. Në vijim janë shqyrtuar këto këndvështrime dhe çështje.

  1. Prodhimi dhe riprodhimi i rezistencës

Rezistenca në Azinë Perëndimore varet nga hegjemonizmi i Perëndimit dhe politika pushtuese e regjimit sionist. Për sa kohë ekzistojnë këto dukuri, rajoni do të jetë arenë e lëvizjes dhe e formimit të pikëpamjeve të rezistencës. Është e natyrshme që me lindjen e pikëpamjeve dhe formimin e grupeve të rezistencës, ato lëvizin drejt piramidave më të larta të fuqisë dhe koordinohen me pikëpamje të tjera të ngjashme në rajon.

Shfaqja e Revolucionit Islamik në Iran, qëllimi i të cilit ishte largimi i vendit nga hegjemonia amerikane, dhe më pas ndihma e Teheranit në formimin e rezistencës në Liban, Irak dhe Jemen, tregojnë këtë prirje. Krahas prodhimit të rezistencës në rajon për shkak të veprimeve të fuqive hegjemoniste të Perëndimit dhe regjimit sionist, vazhdimi i politikave të tyre të dëmshme mund të çojë edhe në riprodhimin e rezistencës.

Për shembull, qeveria e Sudanit bashkëpunoi me boshtin e rezistencës për një kohë të gjatë dhe luajti një rol të rëndësishëm në armatosjen e rezistencës në Rripin e Gazës, por pas një kohe vendosi të bënte kompromis me Perëndimin. Rezultati i këtij kompromisi ishte rënia e qeverisë së gjeneralit Omar al-Bashir dhe gjithashtu dështimi i qeverisë së ardhshme për të dalë nga sanksionet dhe kriza ekonomike. Perëndimi dhe aleatët e tij fillimisht i premtuan al-Bashirit se nëse ai bashkëpunonte me ta, qeveria e tij do të shpëtonte nga presionet, por vazhdimi i presioneve çoi në rënien e tij. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë së ardhshme të Sudanit mbeti i mashtruar pavarësisht forcimit të premtimeve dhe marrëveshjeve me Perëndimin. Perëndimi veproi kundër interesave të Sudanit deri në atë masë sa që, megjithë premtimin e qeverisë ushtarake që sundon këtë vend për të vendosur marrëdhënie me regjimin sionist, ai po përpiqet të pushtojë Khartumin duke përdorur militantët e lidhur me Mohammed Hamdan Daghlo, kreu i luftëtarëve fisnorë të njohur si "Forcat e Reagimit të Shpejtë" dhe sistemi politik i këtij vendi u përmbys. Goditjet që sudanezët morën nga perëndimi dhe sionizmi, bënë që ata të hidhnin një hap drejt të dyjave, pavarësisht se braktisën rezistencën dhe qëndruan larg boshtit të rezistencës. Fillimisht, ata u kthyen në pozicionin e tyre të rezistencës dhe pastaj gradualisht përmirësoi marrëdhëniet e tyre me Iranin.

  1. Kuptimi i përgjithshëm dhe i veçantë i rezistencës dhe procesi i forcimit

Rezistenca ka një kuptim të përgjithshëm dhe një kuptim të veçantë. Të gjitha popujt e rajonit kanë urrejtje dhe armiqësi ndaj regjimit sionist dhe pavarësisht se jetojnë nën hijen e diktaturave, disa prej tyre i kanë detyruar këto qeveri që t'u binden atyre për mbajtjen e qëndrimeve kundër regjimit sionist, të paktën në mënyrë sipërfaqësore. Vështirësia e rrugës së normalizimit të marrëdhënieve për shtetet islame dhe arabe, si dhe marrëdhëniet e kufizuara edhe në rastin e vendosjes së marrëdhënieve politike me Tel Avivin, është shenjë e ndikimit që ushtrojnë popujt e rajonit mbi qeveritë e tyre. Në një kuptim të veçantë, këto janë grupet e rezistencës që përtej aktiviteteve masive, në mënyrë të strukturuar në fusha të ndryshme angazhohen në veprimtari të qëllimshme dhe veprojnë pandërprerë kundër dominimit të huaj. Grupet e rezistencës dhe qeveritë me pikëpamje të rezistencës kanë dalë gjithashtu nga zemrat e popujve të rezistencës.

Sistemi shtetëror i Irakut ishte aktive kundër Republikës Islamike të Iranit gjatë sundimit të Partisë Baath dhe qeverisë së Sadam Husejn. Faza tjetër ishte pushtimi i këtij vendi nga Amerika. Këto hapa përfundimisht çuan në formimin e grupeve të rezistencës nga brenda popullit irakian. E njëjta situatë ishte edhe në Jemen. Qeveria jemenase mbajti anën e Sadam Husejnit gjatë luftës së imponuar Iran-Irak dhe dërgoi ushtarë për të luftuar kundër Iranit. Qeveria e Ali Abdullah Saleh, ish-diktatorit të këtij vendi, filloi shtypjen e grupeve islame dhe shiitët zejdi, por edhe ai u izolua nën presionin e qëndrimeve të rezistencës së popullit të Jemenit dhe kjo çoi në formimin e grupit të rezistencës Ansarullah. Sipas aftësive të tyre, popujt e rajonit po kalojnë procesin e shndërrimit të rezistencës së përgjithshme në rezistencë të veçantë.

  1. Pozicionimi fillestar dhe mbledhja e forcave

Shtrirja e rezistencës nuk kufizohet vetëm në zgjerimin gjeografike, por mund të ndodhë edhe në një rajon gjeografik ku rezistenca ka një prani të theksuar. Për të kuptuar këtë fenomen, duhet shqyrtuar një shembull. Rezistenca kundër regjimit sionist në Liban ishte e kufizuar vetëm tek myslimanët shiitë për një kohë të gjatë. Grupet e myslimanëve sunitë, nën ndikimin e shteteve të pjesës jugore të Gjirit Persik, madje refuzuan të mbanin një pozicion kundër regjimit sionist. Grupet islamike sunite, të tilla si degët e Vëllazërisë Myslimane, nuk ishin në gjendje të manovronin nën hijen e pasurisë dhe ndikimit politik të grupeve të lidhura me shtetet arabe. Ndërkohë, të krishterët në Liban kishin një performancë shumë më të keqe se myslimanët sunitë, dhe me një numër të grupeve të tyre militante, ata madje edhe ndihmuan Tel Avivin që të vazhdonte të pushtonte territorin e vendit të tyre. Gradualisht, përveç myslimanëve shiitë, në radhët e luftës praktike kundër regjimit sionist po hyjnë edhe myslimanët sunitë dhe të krishterët e Libanit. Myslimanët sunitë, veçanërisht përmes grupit "Jamaat-e-Islami", që është një degë e Vëllazërisë Myslimane në këtë vend, luftuan krah për krah me rezistencën gjatë luftës së operacionit "Stuhia Al-Aksa" dhe sakrifikuan shumë dëshmorë. Gjithashtu, gjatë dy dekadave të fundit, edhe të krishterët kanë marrë një qëndrim kundër politikave pushtuese të regjimit sionist dhe disa nga fraksionet e tyre kanë hyrë në një aleancë politike me rezistencën. Është e mundur që në të ardhmen dhe për shkak të vazhdimit të kërcënimeve të regjimit, të krishterët të marrin edhe masa ushtarake dhe të armatosura kundër politikave pushtuese të Tel Avivit.

  1. Zgjerimi i cilësisë

Rezistenca lidhet më shumë me cilësinë se çdo gjë tjetër për shkak të ekzistencës së rrethanave vendore. Këtë e tregon shumë mirë performanca e shkëlqyer e rezistencës së Libanit, zona e dislokimit të së cilës janë zonat e vogla në jug të këtij vendi. Popullsia e vogël, zona e vogël, distanca e madhe nga qendra e rezistencës, rrethimi nga armiqtë e huaj dhe vendas dhe kushtet relativisht të kufizuara në krahasim me atë që është në duart e armiqve, kanë qenë disa nga vështirësitë me të cilat përballej gjithnjë rezistenca e Libanit, por ky grup është rritur dhe zhvilluar vazhdimisht. Gjithashtu, përkundër kushteve të dobëta të myslimanëve shiitë në Afganistan dhe Pakistan, grupet e rezistencës të formuara në mesin e myslimanëve shiitë të këtyre dy vendeve i bënë ata të luajnë një rol efektiv në luftën kundër tekfiristëve. Forcimi i pikëpamjeve të rezistencës midis shoqërive tradicionale pro-rezistente, rritja e aktiviteteve të tyre, si dhe forcimi i gjithanshëm i tyre mediatik, ekonomik dhe ushtarak, është pjesë e zgjerimit të rezistencës. Rezistenca e Libanit dikur vepronte vetëm në jug të këtij vendi, por forcimi gradual i këtij grupi dhe mbështetja e tij nga Irani, bëri që ndikimi i tij të kishte një shtrirje të konsiderueshme dhe të luante rol në ngjarjet e trojeve të tjera nga Bosnja deri në Siri dhe Irak.

Myslimanët shiitë të Afganistanit dhe Pakistanit arritën të veprojnë edhe në zhvillimet rajonale duke forcuar pikëpamjet e tyre për rezistencë dhe pajisje. Shoqëritë pro-rezistencës i përmbahen pikëpamjeve të rezistencës për dekada me radhë, por në çdo periudhë ato rriten në atë masë sa që pozita e tyre e mëparshme konsiderohet e ulët dhe e dobët në krahasim me pozitën e tyre të re.

  1. Ruajtja e territorit gjeografik dhe fitimi i terrenit të ri

Rezistenca kundër Amerikës dhe regjimit sionist ka shtuar një gjeografi të re në çdo periudhë kohore. Në vitin 1979, revolucionarët myslimanë arritën të përmbysnin regjimin e lidhur me SHBA-në në Iran. Pas ca kohësh, me agresionin ushtarak të regjimit sionist në Liban në vitin 1982, u formua rezistenca e armatosur e Libanit. Gjatë komplotit dhe sulmeve të grupeve tekfiriste kundër Sirisë, i cili filloi në vitin 2011, pikëpamjet e rezistencës u rritën gradualisht në mesin e myslimanëve shiitë, myslimanëve sunitë si dhe të besimtarëve të krishterë të vendit. Formimi i Mobilizimit Popullor Sirian ishte për të organizuar dhe promovuar këto pikëpamje. Në këtë strukturë u formalizuan dhe u koordinuan grupet militante popullore të krijuara për të mbrojtur komunitetet lokale siriane kundër terroristëve. Në vitin 2014, kur lëvizja Ansarullah arriti në Sana, kryeqytetin e Jemenit, qeveria e këtij vendi hyri në grupin e shteteve të rezistencës dhe me fjalë të tjera, pas Teheranit, ajo u bë qeveria e dytë gjithë-rezistente në rajon; Ndërsa në Irak dhe Liban, grupet e rezistencës kanë arritur të marrin pjesë në qeveri vetëm pa pasur një qasje kaq të gjerë nga sistemi politik. Deri më tani, rezistenca nuk e ka humbur gjeografinë e saj në zonat ku ka hyrë në formën origjinale. Sudani dhe Siria, të cilat janë larguar nga rrethi i rezistencës duke ndryshuar politika apo duke rënë sistemet shtetërore, ishin shtete që bashkëpunuan me boshtin e rezistencës. Në Liban, Jemen, Irak dhe Iran, megjithatë, nuk ka pasur rezistencë në tërheqje në gjeografinë e saj. Ka mundësi që nën hijen e zhvillimeve aktuale, Boshti i Rezistencës të ndikojë në një territor të ri gjeografik.