Demonstrata masive të jemenasve në mbështetje të popullit palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166206-demonstrata_masive_të_jemenasve_në_mbështetje_të_popullit_palestinez
Populli i Jemenit demonstroi në Sana'a, kryeqytetin e këtij vendi, në mbështetje të popullit të Gazës, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të pakufizuar ndaj Rezistencës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2024 09:30 Europe/Tirane
  • Demonstrata masive të jemenasve në mbështetje të popullit palestinez

Populli i Jemenit demonstroi në Sana'a, kryeqytetin e këtij vendi, në mbështetje të popullit të Gazës, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të pakufizuar ndaj Rezistencës.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, të premten, mijëra qytetarë jemenas morën pjesë edhe një herë në një demonstratë të madhe të quajtur "Mbështetje e pakufizuar dhe pa vijë të kuqe për Gazën", ku theksuan vazhdimin e qëndrimit të tyre në mbështetje të popullit palestinez dhe dënimin e krimeve të regjimit pushtues sionist.

Demonstruesit jemenas gjithashtu përgëzuan operacionet e gjera të forcave të armatosura jemenase kundër agresorëve dhe forcave arrogante, si dhe sulmin në thellësi të regjimit sionist në Territoret e Pushtuara. Ata theksuan se sulmet në Territoret e Pushtuara janë në mbështetje të popullit të përvuajtur palestinez dhe përgjigje ndaj agresionit që bëhet kundër vendit të tyre.

Pjesëmarrësit në këtë demonstratë deklaruan edhe një herë mbështetjen e tyre për vendimet e liderit Abdul Malik al-Houthi, Sekretarit të Përgjithshëm të Ansarullahut të Jemenit, për t'iu përgjigjur armikut sionist dhe mbështetësve të tij, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglinë dhe në mbështetje të operacionit "Stuhia Al-Aksa" në rripin e Gazës.

Populli i Jemenit gjithashtu theksoi se të gjithë qytetarët e këtij vendi janë të gatshëm për luftë të shenjtë (xhihad) dhe për mbështetjen e Gazës dhe popullit të përvuajtur palestinez, si dhe dënuan sulmet e regjimit sionist ndaj infrastrukturës së vendit të tyre dhe zonave të banuara.

Demonstruesit theksuan se ky lloj agresioni nuk do të bëhet kurrë shkas që populli jemenas të heqë dorë nga qëndrimi i tij i vendosur dhe parimor në mbështetje të vëllezërve të tij palestinezë.

Çdo të premte, populli i Jemenit, me pjesëmarrjen e miliona njerëzve në të gjitha qytetet dhe provincat e këtij vendi, organizon demonstrata në mbështetje të popujve të Palestinës dhe Libanit.