Jemeni kryen sulm raketor ndaj Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166502-jemeni_kryen_sulm_raketor_ndaj_izraelit
Sahab- Forcat e armatosura të Jemenit sulmuan edhe një herë me raketa, tokat e pushtuara nga sionistët.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 05, 2025 07:52 Europe/Tirane
  • Jemeni kryen sulm raketor ndaj Izraelit

Sahab- Forcat e armatosura të Jemenit sulmuan edhe një herë me raketa, tokat e pushtuara nga sionistët.

Sipas rrjetit Sahab, duke cituar agjencinë e lajmeve Mehr, pas sulmeve me raketa të forcave të armatosura jemenase në tokat e pushtuara nga sionistët, alarmi është dëgjuar në Tel Aviv, qendra e regjimit pushtues izraelit.  Mediat izraelite raportuan se zhurma e disa shpërthimeve të njëpasnjëshme është dëgjuar në qendër të Izraelit. Televizioni izraelit Channel 12 gjithashtu njoftoi se një raketë u lëshua nga Jemeni drejt Izraelit. Sipas përfaqësuesit të sektorit mediatik të Ansarullah në Jemen, pavarësisht pretendimit të regjimit izraelit se raketat e Ansarallah janë kapur, raketat e lëshuara nga Jemeni kanë kaluar nga të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit.  Në javët dhe muajt e fundit, në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe në kuadër të operacionit të stuhisë Al-Aksa, ushtria jemenase ka vënë në shënjestër disa anije sioniste apo anije të destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab. Ushtria jemenase ka kryer gjithashtu disa sulme të suksesshme me raketa dhe me dronë në territoret e pushtuara, veçanërisht në Tel Aviv. Forcat e ushtrisë jemenase janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet ndaj anijeve të këtij regjimi apo anijeve të destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq derisa regjimi sionist të mos ndalojë sulmet e tij në Rripin e Gazës.