Gaza nën zjarrin e sionistëve/ 20 sulme brenda dy orësh
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166798-gaza_nën_zjarrin_e_sionistëve_20_sulme_brenda_dy_orësh
Burimet e lajmeve raportojnë për vazhdimin e sulmeve të regjimit sionist ndaj Gazës në të njëjtën kohë me përparimin në negociatat për armëpushim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 14, 2025 03:32 Europe/Tirane
  • Gaza nën zjarrin e sionistëve/ 20 sulme brenda dy orësh

Burimet e lajmeve raportojnë për vazhdimin e sulmeve të regjimit sionist ndaj Gazës në të njëjtën kohë me përparimin në negociatat për armëpushim.

Burime vendase palestineze raportuan për sulmin e avionëve luftarakë të regjimit sionist në veri të kampit al-Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës.

Zona të ndryshme të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës u vunë gjithashtu në shënjestër të sulmeve të artilerisë së regjimit sionist.

Objektet e banimit në veri të Rripit të Gazës ishin gjithashtu në shënjestër të sulmeve të regjimit sionist.

Brenda dy orësh, regjimi sionist goditi me sulme ajrore mbi 20 herë qytetin e Gazës, qendrën dhe jugun e Rripit të Gazës.

Nëntë persona ranë dëshmorë në sulmin e regjimit izraelit në qytetin Deir al-Balah në qendër të Rripit të Gazës. Në këtë sulm u dogjën edhe çadrat e refugjatëve palestinezë.