Mundësia e një armëpushimi mes lëvizjes Hamas dhe regjimit sionist
Regjimi sionist vazhdon krimet e tij në Gaza ndërsa burimet e lajmeve raportojnë për një marrëveshje të mundshme mes lëvizjes Hamas dhe regjimit sionist për armëpushimin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majid Al-Ansari, në një konferencë për shtyp tha se drafti përfundimtar i armëpushimit iu prezantua palëve dhe shpresojmë që rezultatet të jenë pozitive. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit shtoi se pengesat kryesore të marrëveshjes janë tejkaluar dhe ai pritet të shpallet së shpejti. Lëvizja Hamas konfirmoi finalizimin e projekt-marrëveshjes dhe tha se do të konsultohet me grupet e tjera palestineze për këtë qëllim. Nga ana tjetër, në këtë fazë të marrëveshjes së armëpushimit, Hamasi kërkoi dorëzimin e trupit të Jahja Senovar, liderit të ndjerë të kësaj lëvizjeje, i cili ra dëshmor në Rafah të Gazës në një sulm të pushtuesve sionist. Mirëpo autoritetet sioniste e kanë kundërshtuar këtë kërkesë të Hamasit. Mësohet se kohëzgjatja e fazës së parë të kësaj marrëveshjeje do të jetë 42 ditë dhe gjatë kësaj kohe shkëmbimi i të burgosurve do të bëhet nën mbikëqyrjen e institucioneve ndërkombëtare.