Vazhdojnë sulmet e regjimit sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166814-vazhdojnë_sulmet_e_regjimit_sionist_në_gaza
Sulmet e regjimit sionist ndaj Gazës vazhdojnë në të njëjtën kohë kur po bëhet përparim në negociatat për armëpushim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 14, 2025 16:37 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e regjimit sionist në Gaza

Sulmet e regjimit sionist ndaj Gazës vazhdojnë në të njëjtën kohë kur po bëhet përparim në negociatat për armëpushim.

Sulmet e regjimit sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës vazhduan edhe mëngjesin e sotëm. Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi se në këto sulme mbetën të martirizuar 61 palestinezë dhe 281 të plagosur. Dy gazetarë të tjerë ranë dëshmorë në Gaza si pasojë e sulmeve të regjimit sionist. Zyra e Informacionit e Autoritetit Palestinez dënoi ashpër vrasjen dhe plagosjen e gazetarëve palestinezë nga forcat sioniste në Gaza. Numri i gazetarëve dëshmorë që kanë rënë dëshmorë që nga fillimi i luftës gjenocidale të regjimit izraelit kundër banorëve të Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 204 persona. Ministria e Shëndetësisë palestineze ka bërë të ditur gjithashtu se numri i dëshmorëve të luftës kundër Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 46.645 dhe numri i të plagosurve ka arritur në 110.012 persona. Në të njëjtën kohë, Saraya Al-Quds, dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik, njoftoi se luftëtarët e saj sulmuan një njësi të ushtrisë së regjimit sionist që po përpiqej të rrethonte një shtëpi në aksin Jabal Umm al-Qasab. Luftëtarët e rezistencës qëlluan mbi këtë njësi sioniste. Forcat e armatosura të Jemenit mëngjesin e sotëm gjithashtu informuan për sulmin me raketa kundër Ministrisë së Luftës së regjimit sionist. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, Yahya Saree, njoftoi se në një operacion ushtarak, Ministria e Luftës së regjimit izraelit u godit me raketën hipersonike Palestine 2.