Vazhdon masakrimi i palestinezëve në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i166830-vazhdon_masakrimi_i_palestinezëve_në_gaza
Në krimin e saj më të fundit në Rripin e Gazës, ushtria okupuese e regjimit sionist bombardoi një shtëpi në rrugën Al-Baraka në al-Nuseirat, në qendër të këtij Rripi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2025 06:35 Europe/Tirane
  • Vazhdon masakrimi i palestinezëve në Gaza

Në krimin e saj më të fundit në Rripin e Gazës, ushtria okupuese e regjimit sionist bombardoi një shtëpi në rrugën Al-Baraka në al-Nuseirat, në qendër të këtij Rripi.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar nga agjencia e lajmeve Shehab, në këtë krim mbetën të martirizuar 13 palestinezë dhe disa të tjerë u plagosën. Në mesin e dëshmorëve shihen edhe disa gra dhe fëmijë.

Gjithashtu, shtatë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga bombardimi i një shtëpie tjetër në al-Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës.

Po kështu edhe gjatë sulmit vdekjeprurës sionist në Khan Yunis dhe në qendër të Gazës, të paktën 11 palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.

Dy palestinezë u vranë gjithashtu dhe disa të tjerë u plagosën edhe në bombardimin e kampit të refugjatëve Shati në perëndim të qytetit Gaza.

Në sulmin me dronë të regjimit sionist në Xhenin gjithashtu u martirizuan 6 palestinezë.

Tanimë, për më shumë se 100 ditë, forcat ushtarake të regjimit sionist ka intensifikuar masat e sigurisë në veri të Gazës dhe ka rrethuar palestinezët që jetojnë në tre kampe refugjatësh në këtë zonë, duke përfshirë kampet Beit Hanoun, Beit Lahia dhe Xhebalia.