Bombardohen çadrat e të zhvendosurve në Khan Yunis/Martirizohen pesë palestinezë
Sulmet ajrore të regjimit sionist në çadrat e refugjatëve palestinezë në Khan Yunis lanë pas pesë dëshmorë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në orët e para të mëngjesit të sotëm (të shtunën), ushtria pushtuese e regjimit sionist bombardoi çadrat e refugjatëve palestinezë në qytetin Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.
Nga ky sulm janë martirizuar pesë anëtarë të një familjeje dhe disa të tjerë janë plagosur.
Burimet e lajmeve raportuan gjithashtu se avionët luftarakë të regjimit sionist bombarduan disa zona të qytetit Xhebalia, në veri të Gazës.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi: "Që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023 e deri tani, 46 mijë e 876 palestinezë janë martirizuar në Rripin e Gazës dhe 110 mijë e 642 palestinezë të tjerë janë plagosur.
Sulmet e vazhdueshme të regjimit sionist në Gaza vijnë në një kohë kur kabineti i regjimit sionist ra dakord dje për armëpushimin në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve.
Ndërkohë, James Elder, zëdhënës i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), tha në një deklaratë se 1300 kamionë me ndihma humanitare janë gati të nisen për në Gaza dhe janë planifikuar të fillojnë udhëtimin e tyre të dielën e ardhshme.