Vritet një zyrtar i Hezbollahut libanez
Një zyrtar i Hezbollahut libanez u sulmua nga persona të panjohur dhe ra dëshmor.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar rrjetin televiziv Al-Jazeera, Sheikh Muhamed Hammadi, një zyrtar i Hezbollahut, u godit me armë dhe u martirizua para shtëpisë së tij në qytezën Mashghara në rajonin e Bekaa-s Perëndimore.
Sipas këtij raporti, persona të armatosur të panjohur, të hipur në dy automjete civile hapën zjarr ndaj Hammadit, duke e plagosur rëndë atë.
Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve shtoi: “Burrat e armatosur u larguan në një destinacion të panjohur pasi kryen këtë operacion të vrasjes. Hammadi u dërgua në një spital lokal për shpëtim, por ndërroi jetë nga ashpërsia e plagëve të marra.”
Autoritetet libaneze nuk kanë dhënë ende asnjë informacion në lidhje me këtë operacion terrorist.
Kjo vrasje ndodhi ndërkohë që një armëpushim i brishtë është në fuqi midis Hezbollahut të Libanit dhe regjimit sionist që nga 27 nëntori 2024. Megjithatë, regjimi izraelit, nën pretekstin e përballjes me kërcënimet e Hezbollahut, ka kryer 601 raste shkeljeje të armëpushimit deri në fund të së hënës së kësaj jave, të cilat kanë rezultuar me martirizimin e 37 libanezëve dhe plagosjen e 45 personave të tjerë.