Houthi paralajmëron kundër çdo shkeljeje të armëpushimit në Gaza dhe Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167464-houthi_paralajmëron_kundër_çdo_shkeljeje_të_armëpushimit_në_gaza_dhe_liban
Sejed Abdul Malik al-Houthi, udhëheqësi i lëvizjes jemenase Ansarallah, foli të dielën, më 2 shkurt, për të përkujtuar përvjetorin e martirizimit të Saleh Ali al-Sammad, i cili ishte edhe anëtar i Ansarallah dhe Kryetar i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2025 16:21 Europe/Tirane
  • Houthi paralajmëron kundër çdo shkeljeje të armëpushimit në Gaza dhe Liban

Sejed Abdul Malik al-Houthi, udhëheqësi i lëvizjes jemenase Ansarallah, foli të dielën, më 2 shkurt, për të përkujtuar përvjetorin e martirizimit të Saleh Ali al-Sammad, i cili ishte edhe anëtar i Ansarallah dhe Kryetar i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit.

Në fjalimin e tij televiziv, al-Houthi theksoi se koordinimi i Brigadave Kasam gjatë Operacionit Stuhia Al-Aksa ishte vendimtar për fitoren e arritur nga Rezistenca Palestineze kundër armikut izraelit.

Ai denoncoi gjithashtu rolin e Shteteve të Bashkuara në agresionin kundër Jemenit, duke theksuar se Uashingtoni mban përgjegjësinë më të madhe për sulmet e kryera kundër vendit të tij.

Duke iu referuar sulmeve të kryera nga Amerika dhe regjimi sionist, ai theksoi dëshirën e tyre për të eliminuar Rezistencën Palestineze duke vënë në shënjestër Gazën, ndërsa vuri në dukje se këta armiq tani po kërkojnë të mbulojnë dështimet e tyre duke intensifikuar agresionet e tyre në Bregun Perëndimor.

Për më tepër, al-Houthi vlerësoi rolin vendimtar të luajtur nga Irani në mbështetjen e Boshtit të Rezistencës, duke thënë se nëse armiku triumfon në Gaza, ai nuk do të ngurrojë të shtrijë sulmet e tij në vendet e tjera fqinje.

Al-Houthi shprehu besimin e tij se nëse Umeti Islamik qëndron fort përkrah Rezistencës Palestineze, kjo e fundit do të jetë në gjendje të mposhtë armikun.

Në përfundim, ai shprehu shpresën se marrëveshja e armëpushimit në Gaza dhe Liban do të respektohet, ndërsa paralajmëroi se çdo shkelje e armëpushimit do të çonte në intensifikimin e sulmeve kundër armikut.