Hamasi liron 3 të burgosur izraelitë në këmbim të 183 palestinezëve
Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas ka liruar tre të burgosur izraelitë në një shkëmbim të pestë me regjimin pushtues sionistë, i cili liroi 183 palestinezë nga burgjet e tij.
Luftëtarët e Hamasit i dorëzuan të shtunën tre të burgosurit, Ohad Ben Ami, 56 vjeç, Eli Sharabi, 52 vjeç dhe Or Levy, 34 vjeç, tek zyrtarët e Kryqit të Kuq në Gaza.
Dhjetëra palestinezë mbërritën në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, pasi u liruan nga burgjet izraelite.
Shtatë palestinezë u pranuan në spitale për trajtim të menjëhershëm pas mbërritjes në Ramallah, ndërsa të tjerët përshkruan kushte të tmerrshme dhe abuzime në burgjet izraelite.
“Të gjithë të burgosurit që u liruan sot kanë nevojë për kujdes mjekësor, trajtim dhe ekzaminime si rezultat i brutalitetit që iu nënshtruan gjatë muajve të fundit,” tha Abdullah al-Zaghari, kreu i Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë.
Raportet e mediave më vonë thanë se më shumë se 100 të burgosur palestinezë ishin kthyer në Rripin e Gazës.
Sipas fazës së parë të marrëveshjes, e cila filloi më 19 janar dhe do të zgjasë 42 ditë, gjithsej 33 të burgosur izraelitë do të lirohen duke përfshirë gratë dhe ata mbi 50 vjeç. Për çdo të burgosur izraelit, do të lirohen 30 deri në 50 palestinezë nga Izraeli.
Deri më tani, në përputhje me marrëveshjen Hamasi ka liruar 18 të burgosur izraelitë, ndërsa regjimi okupues sionist ka liruar 383 palestinezë.