Jemeni paralajmëron Izraelin kundër rifillimit të sulmeve në Gaza
(last modified Wed, 12 Feb 2025 09:09:27 GMT )
Shkurt 12, 2025 10:09 Europe/Tirane
  • Jemeni paralajmëron Izraelin kundër rifillimit të sulmeve në Gaza

Lëvizja "Ansarullah" e Jemenit njoftoi se është e gatshme të sulmojë regjimin okupator izraelit nëse ai rifillon sulmet e tij në Gaza dhe nuk i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, portali sionist "Hadashot Bazman" sot, të mërkurën, nëpërmjet një lajmi të shkurtër njoftoi: “Huthët (Lëvizja Ansarullah e Jemenit) kanë kërcënuar se nëse operacioni në Xhenin, që ndodhet në Bregun Perëndimor, vazhdon, ata do të rifillojnë sulmet e tyre me raketa dhe dronë”.

Lëvizja "Ansarullah" e Jemenit ka qëlluar me raketa disa pozicione në Izrael gjatë luftës së Gazës. Ata gjithashtu kanë sulmuar në Detin e Kuq anijet izraelite dhe disa anije të tjera.

Ushtria e regjimit sionist filloi të martën sulmin e saj në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor, duke hasur në rezistencën e luftëtarëve palestinezë. Sionistët në sulmin e tyre ushtarak në qytetin Xhenin, deri më tani kanë vrarë 10 qytetarë palestinezë dhe kanë plagosur 40 të tjerë.

Në këtë drejtim, në operacionet e tyre gjatë katër ditëve të fundit kundër ushtarëve sionistë në Bregun Perëndimor, luftëtarët palestinezë kanë vrarë një ushtar izraelit dhe kanë plagosur 11 të tjerë.

Njëkohësisht me fillimin e Operacionit "Stuhia Al-Aksa" më 7 tetor 2023, luftëtarët dhe të rinjtë palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar kanë kryer gjithashtu operacione në përgjigje të krimeve brutale të ushtrisë së regjimit sionist kundër popullit të Gazës.

Gjatë kësaj periudhe, ushtria e regjimit sionist ka martirizuar dhe plagosur edhe qindra palestinezë në Bregun Perëndimor.