Hezbollahu bën thirrje për tubim proteste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i167908-hezbollahu_bën_thirrje_për_tubim_proteste
Pars Today – Hezbollahu u ka bërë thirrje qytetarëve që të tubohen për të protestuar kundër ndërhyrjes së regjimit sionist në çështjet e brendshme të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 16, 2025 04:09 Europe/Tirane
  • Hezbollahu bën thirrje për tubim proteste

Pars Today – Hezbollahu u ka bërë thirrje qytetarëve që të tubohen për të protestuar kundër ndërhyrjes së regjimit sionist në çështjet e brendshme të Libanit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Hezbollahu ftoi popullin e Libanit që të marrë pjesë në një tubim publik, për të shprehur pakënaqësinë dhe protestën ndaj ndërhyrjes së regjimit sionist, vendosjes së kushteve dhe shkeljes së sovranitetit kombëtar të vendit. Tubimi protestues do të mbahet në orën 16:00 me orën lokale, në rrugën Imam Khomeini, pranë aeroportit të vjetër, nën urën e Kokodit. Vlen të theksohet se të enjten në mbrëmje, qytetarë të shumtë libanezë dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit të diskutueshëm të qeverisë për të anuluar fluturimet Teheran-Bejrut. Gjatë protestave, ata brohoritën parulla kundër Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist. Protestuesit e zemëruar vendimin e qeverisë libaneze e konsideruan si të ndikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Ata gjithashtu shprehën pakënaqësinë e tyre përmes bllokimit të rrugës së aeroportit dhe thirrjeve anti-amerikane dhe anti-izraelite.