Shefi i Hezbollahut: Qëndrimi i Trump ndaj Gazës 'jashtëzakonisht i rrezikshëm'
(last modified Mon, 17 Feb 2025 19:02:54 GMT )
Shkurt 17, 2025 20:02 Europe/Tirane
  • Shefi i Hezbollahut: Qëndrimi i Trump ndaj Gazës 'jashtëzakonisht i rrezikshëm'

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës Hezbollah të Libanit, Sheikh Naim Kasem e denoncoi si "jashtëzakonisht të rrezikshëm" planin e presidentit amerikan Donald Trump për Rripin e Gazës, duke thënë se ai synon eliminimin e Palestinës dhe popullit të saj.

Sheikh Kasem i bëri komentet në një fjalim televiziv, pasi Trump përsëriti planin e tij të diskutueshëm për të zhvendosur me forcë palestinezët nga enklava e rrethuar dhe për të marrë nën kontroll territorin e bllokuar palestinez.

Ai vazhdoi duke thënë se qëndrimi i Trump përfaqëson një gjenocid politik pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe SHBA nuk arritën objektivat e tyre gjatë luftës brutale 15-mujore në Gaza.

“Trump po përpiqet të kontrollojë botën, jo vetëm Palestinën”, tha shefi i Hezbollahut, duke shtuar se “çdo gjë që bën Izraeli menaxhohet dhe mbështetet nga SHBA".

Më tej ai u bëri thirrje të gjitha vendeve arabe dhe myslimane që të qëndrojnë kundër shpërnguljes së detyruar të palestinezëve nga Gaza, duke paralajmëruar se projekti i SHBA-së përbën një rrezik për të gjitha kombet në rajon.

Sheikh Naim Kasem deklaroi gjithashtu se lëvizja libaneze e rezistencës Hezbollah është e gatshme të ndihmojë në parandalimin e planit të zhvendosjes së Gazës.