Arqipeshkvi i Al-Kuds: Palestina nuk do ta harrojë kurrë Nasrallahun
Arqipeshkvi i Kishës Ortodokse Greke të Al-Kudsit të pushtuar, Atallah Hanna, i ka bërë një homazh emocionues Sejid Hasan Nasrallahut, duke thënë se populli palestinez do të mbetet gjithmonë besnik ndaj sakrificave të tij.
Hanna shpalli një mesazh lavdërues për Nasrallahun para një varrimi madhështor të planifikuar për të dielën në Liban, duke e quajtur atë "Mjeshtrin e Dëshmorëve të Umetit Musliman”.
“Për vetëm disa ditë, Libani do të jetë dëshmitar i një ngjarje të jashtëzakonshme dhe historike (varrimin e Sejid Hasan Nasrallahut dhe shokëve të tij dëshmorë,” shkruhej në mesazh.
“Nga Al-Kuds, qëndrojmë me nderim për sakrificat e tij, ashtu si dhe për ato të shokëve të tij, të cilët qëndruan me Palestinën, e mbrojtën atë dhe paguan një çmim të lartë për kauzën e saj,” tha ai.
Nasrallah u vra në një sulm ajror të madh izraelit në periferi të jugut të Beirutit më 27 shtator të vitit 2024, ndërsa Izraeli intensifikoi fushatën e tij të egër kundër Hezbollahut pas një periudhe pothuajse njëvjeçare të shkëmbimit të zjarrit në solidaritet me gazanët.
“Ne mbetemi besnikë ndaj këtyre sakrificave, dhe tërë populli palestinez mbetet besnik ndaj sakrificave të eminencës së tij dhe shokëve të tij,” tha Hanna, duke iu referuar Nasrallahut.
“Ndërsa ofrojmë ngushëllime dhe dërgojmë një mesazh ngushëllimi nga zemra e qytetit tonë të shenjtë, ne e konfirmojmë se nuk do t'i harrojmë kurrë ata që qëndruan me Palestinën dhe e mbrojtën atë në kohët më të errëta dhe në rrethanat më të vështira,” shtoi ai.
Hanna paralajmëroi për një komplot kundër kauzës palestineze, duke iu referuar planit të Presidentit të SHBA, Donald Trump, për të evakuuar popullsinë e Gazës në Egjipt dhe Jordani.
“Armiqtë tanë synojnë të shpërngulin popullin tonë dhe të likuidojnë kauzën tonë, por palestinezët nuk do të ngritin flamurin e dorëzimit. Ata mbeten të palëkundur në të drejtat, parimet dhe bindjet e tyre,” tha ai.
“Fjala dorëzim nuk ekziston në fjalorin tonë palestinez,” tha Hanna, i cili ka titullin e plotë si arqipeshkvi i Dioqezës së Sebastianit të Kishës Ortodokse Greke në Al-Kudsin e pushtuar.
“Ne jemi një familje, një popull, duke qëndruar kundër projekteve kolonialiste që nuk synojnë vetëm Palestinën, por tërë Umetin. Mesazhi ynë ka qenë gjithmonë, dhe do të mbetet, se Palestina është e jona,” tha Hanna.
Arqipeshkvi theksoi nevojën që të krishterët dhe myslimanët e të gjitha sekteve të qëndrojnë të bashkuar, sidomos kur armiqtë kërkojnë ndarje dhe fragmentim, për të nxitur sektarizmin dhe mospajtimet për të shtyrë përpara planet kolonialiste që synojnë Palestinën dhe popullin.
“Ne, të krishterët dhe myslimanët e Levantit, do të mbetemi një popull i bashkuar, me Al-Kudsin si kompasin tonë dhe Palestinën si kauzën tonë,” tha Hanna.
“Ne jemi një familje. Kështu ka qenë gjithmonë, dhe kjo do të mbetet, ajo që ne jemi.”