Sheikh Naim Kasem: Hezbollahu do të vazhdojë në rrugën e Nasrallahut
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës Hezbollah të Libanit ka përshëndetur kontributet e dëshmorit Sejed Hassan Nasrallah për çështjen palestineze, duke u zotuar se Hezbollah do të qëndrojë i palëkundur dhe do të vazhdojë në rrugën e tij.
Sheikh Naim Kasem i bëri komentet në një fjalim të dielën duke nderuar liderin e ndjerë të Hezbollahut Sejed Hassan Nasrallah Nasrallah dhe shefin e Këshillit Ekzekutiv Sejed Hashim Safieddine në ceremoninë e funeralit të tyre në kryeqytetin libanez, Bejrut,.
"Kontributi i Sejed Nasrallah ishte i madh në ringjalljen e çështjes palestineze; ne do ta ruajmë këtë qëndrim dhe do të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë," tha Sheikh Naim Kasem.
"Ne do të vazhdojmë rrugën e Sejed Nasrallah, edhe nëse jemi vritemi të gjithë dhe madje edhe nëse shtëpitë tona shkatërrohen mbi kokat tona," shtoi ai.
Ai më tej e përshkroi Nasrallah si "një lider historik, të jashtëzakonshëm, patriotik, arab, islamik dhe model i njerëzve të lirë të botës".
"Sejed Nasrallah i donte njerëzit dhe ata e donin atë. Ai udhëhoqi zemrat dhe mendjet, me objektivin e tij gjithmonë Palestinën dhe Kudsin."
Sheikh Naim Kasem vlerësoi gjithashtu turmat e mëdha që morën pjesë në ceremoni, duke thënë: "Ju jeni një popull besnik dhe bujar dhe mobilizimi masiv sot është i pakrahasueshëm në historinë libaneze".
Duke iu referuar çështjes së të burgosurve libanezë që mbahen në burgjet e regjimit okupator izraelit, ai thekso: "Ne nuk do t'ju braktisim dhe do të ushtrojmë të gjitha presionet e nevojshme për t'ju liruar".
Sheikh Naim Kasem theksoi më tej se beteja për të mbështetur Gazën "është pjesë e besimit tonë në çlirimin e Palestinës", duke thënë: "Ne u përballëm me entitetin sionist dhe mbështetësit e tij tiranë, Shtetet e Bashkuara, të cilat qëndruan kundër enklavës së rrethuar", ndërsa ai vlerësoi qëndrueshmërinë e luftëtarëve të rezistencës.
Lidhur me armëpushimin me Izraelin, Sheikh Naim Kasem shpjegoi: "Ne ramë dakord me kërkesën e armikut për armëpushim, sepse nuk kishim interes të vazhdonim luftën pa ndonjë të ardhme të parashikuar politike apo ushtarake".
"Pika jonë e forcës është se ne ramë dakord me kërkesën e armikut për një armëpushim bazuar në kushtet dhe parimet tona," shtoi ai.
Sheikh Naim Kasem përsëriti më tej angazhimin e palëkundur të lëvizjes Hezbollah për rezistencën dhe sovranitetin kombëtar, duke deklaruar: "Rezistenca është në terren dhe gëzon fuqi ushtarake dhe pajisje të jashtëzakonshme".
Ai vazhdoi duke thënë: "Fitorja e pashmangshme po vjen", dhe vuri në dukje se Izraeli nuk do të jetë në gjendje të marrë përmes politikës atë që nuk arriti të marrë përmes luftës.
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës Hezbollah të Libanit theksoi më tej përkushtimin e Hezbollahut për rezistencën dhe zhvillimin kombëtar, duke thënë: "Ne jemi të përkushtuar për dëbimin e pushtuesit dhe rindërtimin e vendit. Ne jemi të etur për të ruajtur unitetin kombëtar dhe paqen civile."
"Libani është një komb për të gjithë popullin e tij dhe ne jemi pjesë e popullit të tij," tha ai duke shtuar: "Ne mbështesim përpjekjet e ushtrisë libaneze dhe ne do të qëndrojmë pranë saj."