Çfarë tha Joseph Aoun në takimin me përfaqësuesen amerikane Ortegas?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i169418-Çfarë_tha_joseph_aoun_në_takimin_me_përfaqësuesen_amerikane_ortegas
ParsToday- Presidenti i Libanit në takimin me të dërguarën amerikane theksoi se regjimi izraelit duhet t'i përmbahet zbatimit të Rezolutës 1701 dhe t'i japë fund agresionit të tij ushtarak ndaj territorit të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2025 17:29 Europe/Tirane
  • Morgan Ortegas, e dërguara e SHBA për çështjet e Azisë Perëndimore, u takua me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, në pallatin \
    Morgan Ortegas, e dërguara e SHBA për çështjet e Azisë Perëndimore, u takua me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, në pallatin \"Baabda\" në Bejrut.

ParsToday- Presidenti i Libanit në takimin me të dërguarën amerikane theksoi se regjimi izraelit duhet t'i përmbahet zbatimit të Rezolutës 1701 dhe t'i japë fund agresionit të tij ushtarak ndaj territorit të Libanit.

Sipas ParsToday, e dërguara amerikane Morgan Ortegas u takua dhe bisedoi me presidentin libanez Joseph Aoun në Pallatin Baabda në Bejrut.

Bazuar në këtë raport, presidenti i Libanit tha për takimin e tij me Ortegas: "Ne theksuam domosdoshmërinë e zbatimit të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit dhe domosdoshmërinë e respektimit të kësaj rezolute dhe zbatimin e saj nga ana e Izraelit".

Aoun shtoi: "Është Izraeli ai që shkel armëpushimin, prandaj agresioni dhe shkeljet (e armëpushimit) nga Izraeli duhet të ndalen".

Ai deklaroi: "Në këtë takim po ashtu theksuam nevojën që ushtria libaneze të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të luajë rolin e saj në zonat e çliruara të Libanit nga okupimi i regjimit sionist".

Joseph Aoun theksoi për përfundimin e agresionit të regjimit sionist në kohën kur Shejkh Naim Kasem, sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, paralajmëroi në fjalimin e tij të fundit: "Nëse Izraeli mendon se mund të imponojë ekuacione të reja me sulme në Dahiya, Jug dhe Bekaa, kjo çështje është e papranueshme plotësisht".

Ai theksoi: "Izraeli nuk duhet të nënvlerësojë deklaratat tona, sepse nëse ky regjim nuk respekton marrëveshjen, atëherë do të ketë opsione të tjera në tryezë".

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut deklaroi se nuk mund të pranohet që regjimi izraelit të vërë në shënjestër lirisht Libanin dhe të kryejë agresion kur të dojë, duke shtuar: "Nuk do të lejojmë askënd të na marrë fuqinë për t'u përballur me Izraelin".

Ai sqaroi: "Nëse kemi pritur deri më tani, ky durim ishte për të dhënë një shans, por zyrtarët e vendit duhet ta dinë se çdo gjë ka një kufi".