Gjenerali sionist: Për sa kohë që izraelitët struken nëpër strehimore, nuk do të ketë asnjë fitore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i169788-gjenerali_sionist_për_sa_kohë_që_izraelitët_struken_nëpër_strehimore_nuk_do_të_ketë_asnjë_fitore
Pars Today - Një gjeneral sionist tha: “Asnjë nga qëllimet kryesore të Izraelit në luftën kundër Gazës, domethënë shkatërrimi i Hamasit dhe kthimi i të pengjeve, nuk u realizua”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 21, 2025 11:10 Europe/Tirane
  • Gjenerali sionist: Për sa kohë që izraelitët struken nëpër strehimore, nuk do të ketë asnjë fitore

Pars Today - Një gjeneral sionist tha: “Asnjë nga qëllimet kryesore të Izraelit në luftën kundër Gazës, domethënë shkatërrimi i Hamasit dhe kthimi i të pengjeve, nuk u realizua”.

Sipas Pars Today, në vazhdim të kritikave të qarqeve sioniste në lidhje me vazhdimin e luftës së Gazës pa arritur asnjë nga qëllimet e saj, Hezi Nehama, një nga gjeneralët e ushtrisë së regjimit sionist, në një artikull të titulluar "Prova e vërtetë për aparatin e sigurisë izraelite është në Gaza", deklaroi: “Fitorja në Rripin e Gazës është e lidhur ngushtë me praninë e strehimoreve në vendbanimet sioniste dhe për sa kohë të akzistojnë këto strehimore dhe izraelitët struken në to, absolutisht nuk do të arrihet asnjë fitore”.

 Hezi Nehama shtoi: “Ka një zhgënjim të thellë në lidhje me situatën në Gaza dhe pas një viti e gjysmë lufte, ne as nuk kemi mundur t'i kthejmë pengjet tanë nga Gaza dhe as ta mposhtim Hamasin; dhe situata nuk duhet të vazhdojë kështu”.

Ai theksoi: “Aktualisht, testi i vërtetë për shërbimet e sigurisë izraelite qëndron në Gaza dhe vëmendja e botës është në pritje të përfundimit të luftës. Rruga drejt fitores në Gaza është pushtimi i këtij rajoni, shkatërrimi i Hamasit dhe kthimi i pengjeve izraelitë, por një perspektivë e tillë ende nuk ekziston”.

Më tej, në këtë artikull thuhet: “Gjithashtu, kërcënimi i Hezbollahut ndihet ende në frontin verior të Izraelit dhe ushtria izraelite nuk ka qenë në gjendje të krijojë një zonë sigurie në jug të Libanit, e cila do të pengonte aktivitetet e Hezbollahut”.

Gjenerali sionist i lartpërmendur, duke kritikuar rezultatet e hetimit për disfatën e 7 Tetorit, tha: “Qëllimi i publikimit të këtyre rezultateve është krijimi i një narrative që e heq përgjegjësinë për disfatën nga supet e ushtrisë. Disfata e Izraelit në këtë ditë katastrofike nuk ishte vetëm një dështim taktik, por edhe rezultat i keqkuptimeve që kanë depërtuar në ushtri përgjatë tri dekadave të fundit, duke përfshirë promovimin e miteve të tilla si miti i "pathyeshmërisë së ushtrisë izraelite" dhe i "varësisë së saj të plotë në mbështetjen e Amerikës”.