A ishte Palestina një tokë e zbrazët para pushtimit izraelit?
(last modified Tue, 03 Jun 2025 18:10:42 GMT )
Qershor 03, 2025 20:10 Europe/Tirane
  • Një fotografi e vjetër e Palestinës
    Një fotografi e vjetër e Palestinës

ParsToday - Narrativat historike kanë luajtur gjithmonë një rol vendimtar në formësimin e opinionit publik dhe legjitimimin e veprimeve politike. Një nga më sfidueset e këtyre narrativave është imazhi që regjimi izraelit dhe mbështetësit e tij kanë paraqitur për tokën e Palestinës para vendosjes së këtij regjimi pushtues në këtë vend.

ParsToday - Narrativat historike kanë luajtur gjithmonë një rol vendimtar në formësimin e opinionit publik dhe legjitimimin e veprimeve politike. Një nga më sfidueset e këtyre narrativave është imazhi që regjimi izraelit dhe mbështetësit e tij kanë paraqitur për tokën e Palestinës para vendosjes së këtij regjimi pushtues në këtë vend. Në këtë imazh të shtrembëruar, Palestina paraqitet si një tokë e zbrazët, e pabanuar dhe e papërdorur; pa histori, kulturë apo njerëz para mbërritjes së sionizmit. Por a ishte vërtet kështu?

Miti i "tokës së zbrazët" është një nga shtyllat e propagandës sioniste për të justifikuar pushtimin e Palestinës. Pretendimi i ministrisë së jashtme izraelite se "Palestina ishte një shkretëtirë e zbrazët dhe e shkretë në vitin 1800", është plotësisht i rremë dhe i pabazë. Hulumtimet tregojnë se Palestina kishte një shoqëri mesdhetare dinamike, aktive dhe ishte një vend i gjallëruar në atë kohë. Tokat bujqësore, një rrjet portesh tregtare, rrugët tokësore midis qyteteve të brendshme dhe historike si Kudsi i shenjt dhe Bejt Lahm janë shenja të zhvillimit dhe dinamizmit shoqëror dhe ekonomik të këtij vendi.

Në fakt, miti i "tokës së zbrazët" është qartësisht në kundërshtim me provat historike, arkeologjike, kulturore dhe demografike. Një studim i kujdesshëm i historisë së Palestinës para themelimit të Izraelit, zbulon se ajo nuk ishte një shkretëtirë dhe as një vend i shkretë, por kishte një shoqëri të gjallë dhe ishte një vend i populluar me një identitet të dallueshëm historik dhe politik; një fakt i vërtetë ky që narrativat zyrtare izraelite e injorojnë qëllimisht. Narrativa e njohur e promovuar nga Izraeli dhe mbështetësit e tij është se Palestina ishte një tokë e zbrazët, e shkretë dhe e pabanuar para mbërritjes së sionizmit; ky mit, i cili ende mësohet dhe përsëritet në tekstet shkollore izraelite dhe median zyrtare sot, është paraqitur si bazë ideologjike për të justifikuar pushtimin e kësaj toke dhe themelimin e Izraelit. Megjithatë, të dhënat historike, provat arkeologjike dhe dokumentet lokale dhe ndërkombëtare tregojnë të kundërtën e këtij imazhi të rremë.

Emri "Palestinë" hyri në burimet historike gjatë kohës së Perandorisë së lashtë Romake. Ky emër u përdor më vonë për emërimin e këtij rajoni gjatë Perandorisë Bizantine. Populli indigjen i Palestinës ishte pjesë e perandorisë më të madhe gjatë kësaj periudhe. Me ngritjen e Islamit në shekullin e 7-të pas erës sonë, Palestina u bë një vend i rëndësishëm për myslimanët; aty ndodhet Kibla e parë dhe vendi i tretë më i shenjtë në Islam, Xhamia Al-Aksa. Pas kësaj, Palestina mbeti pjesë e botës arabe dhe islame për shekuj me radhë. Edhe gjatë periudhave të tilla si të luftërave të Kryqëzatave, kur kontrolli i këtij vendi ra në duart e të krishterëve për një kohë, ky territor mbeti në qendër të perandorive fetare dhe politike.

Nga shekulli i 16-të deri në fund të Luftës së Parë Botërore, Palestina u sundua nga Perandoria Osmane, një periudhë që luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e shoqërisë bashkëkohore palestineze. Kur mbërritën osmanët, ata hasën një shoqëri kryesisht rurale, myslimane dhe arabishtfolëse. Vetëm rreth 5 përqind e popullsisë së këtij vendi në atë kohë ishin hebrenj, dhe kishte edhe një pakicë të vogël të krishterësh. Në kundërshtim me propagandën zyrtare izraelite, hebrenjtë në atë kohë jo vetëm që ishin pakicë, por shumë prej tyre vetë kundërshtonin idetë e emigracionit sionist.

Nga ana kulturore, populli palestinez kishte një identitet të dallueshëm: ata kishin dialektin e tyre arab, traditat dhe zakonet e tyre lokale ruheshin dhe identifikoheshin në hartat e botës dhe në dokumentet zyrtare si banorë të një toke të quajtur "Palestinë". Përpara mbërritjes zyrtare të lëvizjes sioniste, një ndjenjë përkatësie ndaj tokës, nacionalizmi dhe kërkesa për pavarësi tashmë po rriteshin midis elitës palestineze. Nacionalizmi arab, i cili po merrte formë njëkohësisht edhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, ndikoi edhe në Palestinë. Këto ide, të cilat u transmetuan pjesërisht nga misionarët amerikanë që erdhën në rajon për të promovuar krishterimin, u forcuan shpejt si një lëvizje intelektuale e pavarur nga intelektualët arabë.

Grupet nacionaliste myslimane dhe të krishtera u shfaqën shpejt në Palestinë, duke kërkuar autonomi dhe më pas pavarësi nga Perandoria Osmane. Madje edhe disa hebrenj vendas ishin të përfshirë në këto lëvizje. Në prag të rënies së Perandorisë Osmane, Palestina ishte në rrugën e duhur për ta përcaktuar veten si një shtet modern. Gazeta të tilla si "Palestina" në fillim të shekullit të 20-të pasqyruan këtë identitet të ri.

Por me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, dhe me fillimin e "protektoratit britanik" mbi Palestinën dhe imigracionin e detyruar të hebrenjve nga Evropa dhe rajone të tjera të botës, ekuilibri historik i këtij vendi pësoi një transformim të thellë. Në marrëveshjet e saj politike, Britania nuk specifikoi kurrë se kujt i përkiste Palestina, banorëve vendas arabë apo emigrantëve hebrenj? Kjo paqartësi hapi rrugën për pushtimin gradual të tokave palestineze nga sionistët. Struktura e re e kufijve i ndihmoi gjithashtu sionistët ta portretizonin "Tokën e Izraelit" si një atdhe legjitim për hebrenjtë.

Ndërsa miti se “Palestina ishte një tokë e zbrazët” është një nga shtyllat kryesore të legjitimitetit të Izraelit, dokumentet historike, provat kulturore dhe realitetet demografike tregojnë të gjitha se Palestina nuk ka qenë kurrë e zbrazët. Ajo ishte një pjesë e gjallë e botës arabe, në rrugën e reformave dhe pavarësisë kombëtare.

Ilan Pappe, autor i librit "Dhjetë mitet famshme rreth Izraelit", tregon në një studim të dokumentuar dhe të paanshëm se sionizmi është përpjekur të injorojë identitetin e Palestinës dhe popullit të saj duke krijuar një narrativë të rreme.

Në fakt, Palestina para sionizmit jo vetëm që nuk ishte e zbrazët, por ishte një tokë e gjallë, e zhvilluar dhe e dendur me popullsi me kishte një identitet historik, procesi natyror i pavarësisë dhe zhvillimit të së cilës u ndërpre nga projekti sionist, dhe kjo u bë një tragjedi historike për njerëzit që kanë jetuar në atë tokë për shekuj me radhë.