Qyteti i fshehtë i Rezistencës, misteri që e ka hutuar Izraelin
(last modified Sun, 13 Jul 2025 08:44:42 GMT )
Korrik 13, 2025 10:44 Europe/Tirane
  • Qyteti i fshehtë i Rezistencës, misteri që e ka hutuar Izraelin
    Qyteti i fshehtë i Rezistencës, misteri që e ka hutuar Izraelin

Pars Today - Një analist sionist shprehu habi për kapacitetin e tuneleve të forcave të Rezistencës në Gaza.

Pavarësisht se kanë kaluar gati dy vjet që nga fillimi i luftës në Gaza, sionistët janë ende të befasuar nga shkalla e rrezikut që mund të paraqesin për ta tunelet e forcave të Rezistencës. Rrjeti i gjerë i tuneleve të Hamasit, i cili është shndërruar në një "qytet nëntokësor", nuk është vetëm një sfidë ushtarake, por edhe një enigmë strategjike për regjimin.

Analistët politikë besojnë se Izraeli jo vetëm që nuk ka arritur të realizjë pretendimet e tij për shkatërrimin e lëvizjes islamike palestineze të Rezistencës Hamas, por tani është përballur me një rezistencë më të organizuar dhe të sofistikuar.

Sipas mediave izraelite, në dallim nga aftësia e Hamasit për të ndërtuar këto tunele, ushtria sioniste nuk është në gjendje as t’i fshehë forcat e saj nga zjarri i forcave të Rezistencës dhe po strehohet në kanalizime. Më herët, reporterja e kanalit televiziv izraelit Channel 14, Halel Biton, publikoi një foto që tregonte ushtarë izraelitë të fshehur në një kanalizim nga frika për jetën e tyre, pasi u qëlluan një numër raketash, ndërsa bien sirenat.

Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve Tasnim, Yossi Yehoshua, një analist ushtarak për gazetën sioniste Yedioth Ahronoth, i përshkruan tunelet e forcave të Rezistencës në Rripin e Gazës si vijon: “Në tokë, mund të arrish detin sa hap e mbyll sytë, por ka një qytet tjetër të tërë nën këmbët e tua”.

Yehoshua shtoi: “Infrastruktura e krijuar nën Rripin e Gazës nuk mbaron vetëm me një dhomë çlodhjeje me pajisje të blera nga një dyqan që mund të shkatërrohen lehtësisht. Ne kemi nevojë për masa të organizuara dhe profesionale për ta shkatërruar atë”.

Brik: Hamasi nuk mund të mposhtet përmes presionit ushtarak

Nga ana tjetër, Yitzhak Brik, një gjeneral në forcat izraelite rezervë, deklaroi se Eyal Zamir, shefi i Shtabit të regjimit, po i gënjen izraelitët dhe e di se mposhtja e Hamasit dhe kthimi i të burgosurve nuk është e mundur përmes presionit ushtarak. Ai sqaroi se Hamasi nuk mund të mposhtet sepse grupi ka rifituar forcën e tij origjinale.

Blake: Ne nuk jemi në gjendje të shkatërrojmë tunelet e Hamasit

Guy Blake, një analist tjetër sionist, në një diskutim të mbajtur të premten në mbrëmje në televizionin Channel 12 të regjimit sionist tha gjithashtu: “Më 24 janar, rreth një vit e gjysmë më parë, isha ulur këtu në studio dhe, duke cituar Wall Street Journal, thashë: “Sipas teorisë së shërbimit të inteligjencës amerikane, ushtria izraelite ishte në gjendje të shkatërronte vetëm 30 përqind të tuneleve të Hamasit”.

Ai theksoi: “Në atë kohë, pjesa tjetër e audiencës në studio më sulmoi, madje një nga prezantuesit e famshëm më akuzoi në faqen e tij se kisha publikuar informacione të rreme.”

Blake shtoi: “Pas kësaj, Benjamin Netanyahu, kryeministri i asaj kohe, pretendoi se ishim një hap larg një fitoreje vendimtare. Tani, ka kaluar një vit e gjysmë që nga ajo datë, dhe ne jemi ende ulur në këtë studio, ndërsa Amit Segal, një nga prezantuesit dhe ekspertët e famshëm, njoftoi disa javë më parë se ushtria izraelite nuk kishte arritur të shkatërronte as 25 përqind të tuneleve të Hamasit!”

Analisti sionist vuri në dukje: “Shkurt, duhet të them se duhet të pranojmë se nuk do të jemi në gjendje të shkatërrojmë pjesën tjetër të tuneleve të Hamasit dhe nuk do të jemi në gjendje të eliminojmë të gjithë personelin e Hamasit.”