Lufta me Iranin, e futi Izraelin në një krizë ekonomike
-
Izraeli në një krizë ekonomike
Pars Today - Bloomberg së fundmi në një raport njoftoi se lufta e Tel Avivit me Teheranin ka ndikuar në ekonominë izraelite.
Agjencia amerikane e lajmeve Bloomberg së fundmi në një raport njoftoi: Ekonomia e Izraelit është përballur me një recesion dhe rënie serioze pas luftës me Iranin dhe vazhdimit të operacioneve në Gaza. Sipas Pars Today, raporti i Bloomberg thotë: Prodhimi i brendshëm bruto i Izraelit ka rënë me 3.5 përqind në vit. Sipas këtij raporti, lufta me Iranin i ka dhënë goditjen më të madhe konsumit privat, duke e ulur atë me 4.1 përqind. Gjithashtu, kapaciteti i prodhimit bruto është përballur me një rënie të madhe prej 12.3 përqind. Sipas Bloomberg, sektori i biznesit të Izraelit ka pësuar gjithashtu një rënie të ndjeshme si pasojë e sulmeve iraniane, me prodhimin e brendshëm bruto që ka rënë me 6.2 përqind. Bloomberg arriti në përfundimin se: Ekonomia e Izraelit është nën presion më të madh se kurrë që nga nxitja e luftës së tij dhe tendenca në rënie e treguesve makro e ka futur atë në një perspektivë shumë të paqartë dhe të zymtë.