"Jerusalem Post" pranon: Jemenasit nuk mund të mposhten
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i172658-jerusalem_post_pranon_jemenasit_nuk_mund_të_mposhten
Pars Today - Një gazetë sioniste, të mërkurën, në një raport, duke theksuar pathyeshmërinë e popullit jemenas, deklaroi se regjimi izraelit nuk dëshiron të ketë një konflikt të drejtpërdrejtë me Jemenin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 28, 2025 11:02 Europe/Tirane
  • \\\
    \\\"Jerusalem Post\\\" pranon: Jemenasit nuk mund të mposhten

Pars Today - Një gazetë sioniste, të mërkurën, në një raport, duke theksuar pathyeshmërinë e popullit jemenas, deklaroi se regjimi izraelit nuk dëshiron të ketë një konflikt të drejtpërdrejtë me Jemenin.

Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, gazeta sioniste "Jerusalem Post", në një raport, duke theksuar se regjimi izraelit nuk ka arritur të parandalojë jemenasit nga lëshimi i raketave dhe dronëve që nga tetori i vitit 2023, shtoi: “Izraeli, që në fillim, nuk donte të përfshihej në konflikt të drejtpërdrejtë me Jemenin dhe u përpoq t'ia linte këtë çështje Amerikës”.

Në vijim, duke cituar zyrtarë të lartë sionistë, "Jerusalem Post" shkroi: “Në rajon, jemenasit po veprojnë më me vendosmëri se të gjitha palët dhe beteja këndër tyre është shumë e keqe për Izraelin, sepse ata janë të pamposhtur”.

Gazeta sioniste shtoi: “Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar pretendimet e zyrtarëve izraelitë në lidhje me mosmposhtjen e jemenasve”.

Gazeta "Jerusalem Post" vijoi: “Zyrtarët izraelitë njoftuan me krenari se Sanaa do të mbetej pa energji elektrike për një kohë të gjatë, por jemenasit shpejt e rikthyen energjinë elektrike dhe qëlluan një raketë të re drejt (territoreve të pushtuara nga ana e) Izraelit”.

Kjo media sioniste, duke cituar burime në ushtrinë e regjimit izraelit, vijoi: “Jemeni është një sfidë e madhe dhe shërbimi i inteligjencës së këtij regjimi po përpiqet të gjejë një zgjidhje për këtë sfidë, i cili deri më tani ka dështuar”.

Gazeta "Jerusalem Post", duke theksuar se vendimi i administratës Donald Trump për të ndaluar konfliktin me Jemenin e la Izraelin vetëm përballë stuhisë, dhe duke cituar burime në ushtrinë izraelite, vazhdoi: “Izraeli duhet ta largojë gradualisht Jemenin nga rruga e vet, por depërtimi i inteligjencës në Jemen po zgjat më shumë sesa kanë parashikuar liderët e Tel Avivit”.

Kjo media e regjimit sionist përfundoi duke theksuar se ndalimi i luftës në Gaza do të ndalojë lëshimin e raketave nga Jemeni.

Së fundmi, Hizam al-Asad, anëtar i Byrosë Politike të Lëvizjes jemenase Ansarullah, theksoi në një deklaratë se sulmet e pushtuesve ndaj Jemenit nuk ndikojnë në mbështetjen e jemenasve për Gazën dhe deklaroi se agresionet e regjimit pushtues kundër popullit jemenas kanë dështuar dhe do të çojnë vetëm në dështim dhe dëshpërim për armikun.

Hizam al-Asad theksoi gjithashtu se ajo që është e rëndësishme për Jemenin është ndalimi i agresioneve kundër Gazës dhe dhënia fund e rrethimit të këtij rripi, duke thënë: “Populli besnik dhe luftarak i Jemenit do të vazhdojë të mbështesë popullin palestinez në Gaza dhe do të paguajë çmimin e kësaj mbështetjeje për të”.

Gjithashtu, Muhammed al-Bakhiti, anëtar i Byrosë Politike të Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, në një intervistë me rrjetin televiziv "Filestin Al-Youm" tha: “Agresioni kundër Jemenit e dyfishon vendosmërinë dhe vullnetin tonë për të vazhduar operacionet kundër regjimit sionist, dhe qëndrimi i vendosur i Jemenit ndaj Palestinës dhe Gazës nuk do të ndryshojë”.

Al-Bakhiti, duke deklaruar se qëndrimi i saktë sot është të mbështesim Gazën dhe se kjo mbështetje do të vazhdojë me çdo kusht, shtoi: “Pozicioni dhe operacionet e Jemenit përfaqësojnë të gjithë njerëzit e lirë të botës”.

Anëtari i Byrosë Politike të Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, duke theksuar gjithashtu se sulmet e regjimit sionist ndaj Jemenit janë një tregues i shkallës së ndikimit të sulmit raketor të Jemenit, tha: “Operacionet tona kundër armikut sionist do të vazhdojnë, dhe fronti i brendshëm i Jemenit është i bashkuar dhe i pandarë në përballjen me agresorët”.