Miliona jemenas mblidhen në mbështetje të Iranit, Libanit dhe Palestinës
-
Miliona jemenas mblidhen në mbështetje të Iranit, Libanit dhe Palestinës
ParsToday - Miliona qytetarë jemenas në 15 provinca të këtij vendi morën pjesë në demonstrata të gjera për të theksuar mbështetjen e tyre për Iranin, Libanin dhe Palestinën.
Sipas ParsToday, qytetarët jemenas u mblodhën të premten në rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme në 15 provinca të këzi vendi, përfshirë sheshin Al-Saba'in në Sanaa, dhe theksuan gatishmërinë e tyre për t'u bashkuar me frontet e rezistencës kundër fuqive arrogante.
Pjesëmarrësit në demonstratë, e cila u mbajt nën sloganin "Ne qëndrojmë të palëkundur me Palestinën, Libanin dhe Iranin dhe jemi të gatshëm për të gjitha opsionet", njoftuan në deklaratën e tyre përfundimtare se janë të palëkundur në qëndrimin e tyre parimor në përballjen me planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit sionist, veçanërisht konspiracionin e njohur si "Izraeli i Madh", i cili synon umetin islamik dhe vendet e rajonit.
Në deklaratë thuhet se populli jemenas është pjesë e frontit të xhihadit dhe rezistencës dhe qëndron përkrah të gjithë popujve të lirë të kombit islamik, dhe nuk është e mundur që ata të jenë neutralë dhe të ulin flamurin e rezistencës.
Ata e konsideruan agresionin kundër Republikës Islamike të Iranit dhe Libanit një agresion kundër të gjithë umetit islamik.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip