Media libaneze: Fuqia e Iranit e detyroi Trumpin të tërhiqej
-
Fuqia raketore e Iranit
Pars Today – Një media libaneze e përshkroi fuqinë e Republikës Islamike të Iranit si shkakun e tërheqjes së presidentit amerikan Donald Trump nga zbatimi i kërcënimit të tij ushtarak kundër Teheranit.
Sipas Pars Today, portali i lajmeve Al-Ahed shkroi se frika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga fuqia e Iranit dhe përgjigjja e këtij vendi ndaj çdo agresioni ushtarak amerikan e detyruan Donald Trumpin të tërhiqej.
Në raport thuhet se, në kushtet e qëndrimit të vendosur të Republikës Islamike të Iranit dhe deklaratave të zyrtarëve iranianë se çdo agresion amerikan do të merrte një përgjigje të prerë, Trump në orët e para të së dielës hoqi dorë nga agresioni ushtarak dhe deklaroi se kishte miratuar anulimin e sulmit ndaj Iranit.
Në vijim të raportit thuhet se Trump, për të dalë nga ngërçi i krijuar nga vetë ai, pretendoi se tërheqja nga agresioni ushtarak ishte bërë me kërkesë të Iranit dhe të vendeve të tjera të rajonit të Azisë Perëndimore.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)