Parlamenti bahrejnas përkrah grupin terrorist Monafekin
(last modified Sun, 03 Jul 2016 18:57:48 GMT )
Korrik 03, 2016 20:57 Europe/Tirane
  • Parlamenti bahrejnas përkrah grupin terrorist Monafekin

Në vazhdim të politikave të Bahrejnit kundër Iranit, deputetët e parlamentit të këtij vendi kanë përkrahur grupin terrorist Monafekin.

Sipas agjencisë emiratase të lajmeve Arem News, shumica e deputetëve të parlamentit bahrejnas përmes një deklarate kanë shprehur përkrahjen e tyre për grupin terrorist Monafekin, duke përkrahur edhe krimet e shumta që ka kryer ky grup kundër popullit iranian dhe irakian. Përderisa grupi terrorist Monafekin akuzohet për vrasjen e mijëra personave në Iran dhe Irak, deputetët e parlamentit të Bahrejnit pretendojnë se grupi Monafekin ka pozitë popullore. Këto pretendime bëhen në kushtet kur jemi deshmitarë të shtypjes se popullit bahrejnas me rastin e 5 vjetorit të kryengritjes paqësore, ku mbi 150 bahrejnas janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur si dhe janë burgosur 3000 të përndjekur politikë që akoma gjenden në burgjet e regjimit Al Khalifa.

 

Tags