Vazhdojnë shpërthimet në Irak, 4 të vrarë dhe 17 të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22162
Nga shpërthimet e sotme në jug dhe në veri të Bagdadit, 4 persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur.
(last modified 2021-10-20T10:00:36+00:00 )
Korrik 20, 2016 17:09 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë shpërthimet në Irak, 4 të vrarë dhe 17 të plagosur

Nga shpërthimet e sotme në jug dhe në veri të Bagdadit, 4 persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur.

Sipas qendrës informative irakiane, shpërthimi i një bombe në rajonin Sabe Al Bur, në veri të Bagdadit, dy persona janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur. Po ashtu një shpërthim tjetër ka ndodhur në rajonin Meadin në Bagdad, ku 2 civilë kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur. Bagdadi në javët e fundit ka qenë dëshmitar i shpërthimeve terroriste, ku kanë humbur jetën dhjetëra qytetarëve irakianë dhe shumë të tjerë janë lënduar. Grupi terrorist takfirist ISIS për disfatave të njëpasnjëshme në betejat e luftës në Irak dhe pas humbjes së kontrollit mbi shumë rajone, ka filluar një valë të re të sulmeve terroriste nëpër qytete të ndryshme të Irakut duke vrarë civilë irakianë.