Plagoset një qytetar palestinez në Gaza
Korrik 20, 2016 19:36 Europe/Tirane
Një qytetar palestinez është plagosur në Gaza.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ushtarët sionistë të mërkurën kanë sulmuar bujqit në lindje të Dejrul Belah, në qendër të Gazës, duke plagosur një bujk palestinez. Ushtarët izraelitë kanë gjuajtur në drejtim të rajoneve veriore dhe lindore të Gazës. Sionistët po ashtu katër peshkatarë palestinezë i kanë arrestuar në brigjet Bejt Lahia në veri të Gazës. Ushtarët sionistë po ashtu sot kanë bllokuar hyrjet në qytetin Al Khalil dhe është java e tretë që ata kryejnë patrullime dhe nuk lejojnë hyrjet daljet në rajonet përreth këtij qyteti.
Tags