Operacionet e Hezbullahut të Libanit kundër terroristëve
Hezbullahu i Libanit ka sulmuar pozicionet e terroristëve në rajonet kufitare të këtij vendi me Sirinë.
Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, luftëtarët e Hezbullahut të Libanit në operacionet kundër grupit terrorist Fronti Al Nusra, kanë shkatërruar një buldozer të këtij grupi i cili ishte duke gërmuar në territorin e kontrolluar nga ky grup terrorist. Hezbullahu i Libanit duke përdorur raketahedhës, ka sulmuar pozicionet e grupit terrorist ISIS në Elkae dhe Ras Bealik në lindje të Libanit, duke i shkaktuar dëme të mëdha material dhe në njerëz. Forcat e sigurisë së ushtrisë libaneze po ashtu disa ditë më parë kanë zmbrapsur dy operacione të terroristëve takfirist të ISIS në Humen lindore dhe në Zahije në lindje të Bejrutit.