Ministri i jashtëm i Irakut kritikon Arabinë saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22417-ministri_i_jashtëm_i_irakut_kritikon_arabinë_saudite
Ministri i jashtëm i Irakut ka kritikuar Arabinë Saudite për ndërhyrje në punët e brendshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2016 16:54 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Irakut kritikon Arabinë saudite

Ministri i jashtëm i Irakut ka kritikuar Arabinë Saudite për ndërhyrje në punët e brendshme.

Në deklaratën e nxjerrë nga ministria e jashtme e Irakut për këtë rast thuhet: Ibrahim Xhafari ministër i jashtëm i Irakut në kuadër të konferencës ndërkombëtare në mbështetje të Irakut në luftën kundër ISIS në Uashington, është takuar me Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite të cilin e ka kritikuar për shkak të ndërhyrjeve të Arabisë Saudite në punët e brendshme të Irakut. Në këtë takim shefi i diplomacisë irakiane tha se Iraku nuk i ka pranuar dhe nuk i pranon të tilla ndërhyrje por njëkohësisht thekson në forcimin e marrëdhënieve me vendet fqinje sipas respektit reciprok dhe ruajtjes së tërësisë territoriale. Më herët shumë klerikë fetarë dhe kryetarë partish në Irak kanë kritikuar dhe dënuar  ndërhyrjet e Thamer Subhan ambasadorit saudit në Bagdad në punët e brendshme të Irakut dhe kanë kërkuar dëbimin e tij.