Ministri i jashtëm i Irakut kritikon Arabinë saudite
Ministri i jashtëm i Irakut ka kritikuar Arabinë Saudite për ndërhyrje në punët e brendshme.
Në deklaratën e nxjerrë nga ministria e jashtme e Irakut për këtë rast thuhet: Ibrahim Xhafari ministër i jashtëm i Irakut në kuadër të konferencës ndërkombëtare në mbështetje të Irakut në luftën kundër ISIS në Uashington, është takuar me Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite të cilin e ka kritikuar për shkak të ndërhyrjeve të Arabisë Saudite në punët e brendshme të Irakut. Në këtë takim shefi i diplomacisë irakiane tha se Iraku nuk i ka pranuar dhe nuk i pranon të tilla ndërhyrje por njëkohësisht thekson në forcimin e marrëdhënieve me vendet fqinje sipas respektit reciprok dhe ruajtjes së tërësisë territoriale. Më herët shumë klerikë fetarë dhe kryetarë partish në Irak kanë kritikuar dhe dënuar ndërhyrjet e Thamer Subhan ambasadorit saudit në Bagdad në punët e brendshme të Irakut dhe kanë kërkuar dëbimin e tij.