Shprehet mbështetja për Hezbullahun në takimin e Ligës Arab e
Kryeministri i Libanit në takimin e Ligës Arabe, lëvizjen e rezistencës islamike libaneze Hezbullah e cilësoi pjesë të qeverisë së Libanit.
Tamam Selam i cili ka shkuar në Muritani për të marrë pjesë në takimin e krerëve të ligës arabe ka thënë; Nëse çështja e Hezbullahut do të trajtohet në këtë takim, rezistenca libaneze do të mbështetet. Takimi i krerëve të ligës arabe nis punimet sot më 25 korrik dhe kjo është hera e parë që ky takim organizohet më Muritani. Në takimin e mëparshëm të Ligës Arabe që u organizua në Turqi, vendet përreth gjirit Persik dhe sidomos Arabia Saudite janë munduar që Hezbullahun dhe grupet e tjera të rezistencës t’i fusin në listën e zezë të grupeve terroriste mirëpo kjo është kundërshtuar nga vende si Iraku, Algjeria dhe Liban.